• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-ministri grek i Financave: Kush mund ta krijojë “Shqipërinë e Madhe”
Home
Shqipëri

Ish-ministri grek i Financave: Kush mund ta krijojë “Shqipërinë e Madhe”

27 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ish-­ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, gjatë prezantimit të programit të partisë së tij të re në Greqi, “MeRA 25”, pjesë e pandarë e forcës së re politike paneuropiane, “Lëvizja e Demokracisë në Europë 2025”, ka theksuar midis të tjerash edhe çështjen e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, që lidhet sipas tij me rrezikun e “Shqipërisë së Madhe”.

“Është e nevojshme të kuptojmë se, rreziku më i madh nga vendi fqinj nuk janë demonstratat për Aleksandrin e Madh, por shpërbërja e këtij shteti”, ka thënë ai.

Duke shpjeguar pozicionimin e tij, ai ka deklaruar se në Tetovë ndodhen shqiptarë të armatosur, të gatshëm për ta ndarë fqinjin verior të Greqisë me logjikën e “Shqipërisë së Madhe”, dhe ka nënvizuar se kjo do të ishte një kërcënim për interesat kombëtare greke.

“Ajo që mban të bashkuar qytetarët e ish-Republikës Jugosllave është miti se janë maqedonas” ka shtuar Varoufakis në fjalimin e tij, duke theksuar se “është në interes të Greqisë të mos ketë një shtet tjetër të destabilizuar në kufijtë e saj”.

Varoufakis, 56-vjeçari ish-ministër i Financave në qeverinë e parë të kryeministrit Tsipras, ka dhënë dorëheqjen 6 muaj më pas, e tashmë do të kandidojë kundër partisë qeveritare “Syriza” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi, me partinë e tij të re “MeRA 25” të quajtur “Fronti i mosbindjes realiste europiane”./tch/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERMBYTJET/ Ulet sipërfaqja e ujit në Shkodër por banorët kanë nevojë për ushqime
Previous article VIDEO/ Momenti tronditës: Prishet shkalla lëvizëse, njerëzit bien brenda saj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT