Në redaksinë e gazetës Pamfleti.com, përmes postës së saj elektronike kanë ardhur kërcënime me jetë në adresë të editorit të gazetës zoti Gjergj Zefi.
Kërcënimet kanë ardhë për llogari të Alaudin Malajt, ish kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, sot gjyqtar pranë kësaj gjykate. Kërcënuesi ka emër elektronik “Je suis Goshe” dhe ka këto foto:
Alaudin Malaj është etaloni i gjyqtarit të korruptuar në Shqipëri. Ka mbi shpinë një dosje të rëndë korrupsioni të përgatitur nga ILDKP ku akuzohet për pastrim parashë, fallsifikime, fshehje pasurie, mashtrim me pasurinë, kalim aksionesh fictive në një kompani në Kosovë etj etj..
Sot Alaudin Malaj bëri gabimin e rradhës duke akuzuar median me të cilën nuk përballet dot më si rezultat i shterimit të argumenteve dhe logjikës..
Editori i Pamfleti.com zoti Gjergj Zefi i pyetur rreth kërcënimit u shpreh se “këto janë grahmat e fundit të juntës së togave të zeza, ata kanë humbur arësyen se rrezikojnë të humbin pasuritë e vëna me gjakun e këtij populli.
Në Shqipëri dalëngadalë po ikën koha kur mund të vrasësh kë të duash, mund të djegësh, mund të vjedhësh miliarda, mund të jesh aleat i djallit dhe në fund të gjithçkaje, mjafton të paguash një gjykatës dhe kthehesh në “engjëll”. Kurse sa i përket kërcënimeve, ato veçse na motivojnë më shumë.. Nuk ka luftë më të përligjur se sa lufta për Drejtësi!, përfundon zoti Gjergj Zefi
Ky është shkrimi për të cilin Alaudin Malaj dhe horat e tij kanë humbur arësyen:
Nga brekëgrisur në sheik, si u pasurua gjyqtari Alaudin Malaj pasi hyri në sistemin e drejtësisë
Gjyqtarit i ‘mbinë’ vilat dhe eurot si me magji, justifikimet qesharake që nuk e shpëtojnë dot nga Vetingu, sipas ILDKP ka fshehur 1.7 milionë euro pasuri, por nuk u ndëshkua nga drejtësia
Nga brekëgrisur dhe i pastrehë në sheik. Çudira të tilla ndodhin vetëm në drejtësinë Shqiptare, e certifikuar nga raportet ndërkombëtare si më e korruptuara dhe e ndyra në planet. Kjo është metamorfoza e një prej gjyqtarëve të sistemit tonë të drejtësisë. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Tiranë, Alaudin Malaj. Po listojmë disa fakte, bazuar në dokumente zyrtare, për t’i treguar publikut se si në gjykatat tona hyjnë njerëz me borxhe dhe dalin milionerë.
Në vitin 4004, Alaudin Malaj, deklaron vetëm një Mercedes Benz me çmim 16 mijë euro. Këtë makinë thotë se e ka blerë me para borxh. Në vitin 2007, Alaudin Malaj deklaron se ka blerë një makinë, të tipit BMW, me vlerë 25 mijë euro. Në vitin 2008, rezulton se ka blerë një banesë me vlerë 21 000 euro, ndërkohë që vijon të shlyejë kredinë që ka marrë për të blerë Benzin 16 mijë euro. Në vitin 2009, thotë se ka blerë një shtëpi, ka marrë borxh 36 mijë euro si dhe ka shitur një shtëpi 31 mijë euro. Befas thotë se bashkëshortja e tij është aksionere me 40% tek kompania Algan shpk., ku nga ndarja e fitimeve i kanë takuar 3 600 000 lekë. Nuk ka shpjegime se si bashkëshortja e tij u bë aksionere, ku i mori paratë etj.
Çfarë ndodh në 2010? Në vitin 2010, Alaudin Malaj thotë se ka blerë një banesë 100 mijë euro. Ka blerë një tjetër banesë 35 mijë euro. Bashkëshortja, thotë, se ka përdorur blerjen e shtëpisë 40 % e kredisë prej 250 mijë euro marrë nga Algan shpk. Në 2011, makinën që e kishte blerë 25 mijë euro, e shet për 19 mijë euro.
Në vitin 2012 ndodh një tjetër mrekulli. Bashkëshortes së tij i fal babai dy apartamente në Tiranë. Njëri me sipërfaqe 122 m2 dhe tjetrit me sipërfaqe 96.6 m2. Alaudin Malaj thotë se gjatë këtij viti bashkëshortja e tij ka shitur edhe një makinë me vlerë 60 000 euro. Nuk ka asnjë të dhënë se kur e ka blerë dhe me çfarë e ka blerë këtë makinë kaq të shtrenjtë.
Në vitin 2013, thotë se bashkëshortja, nga biznesmene është bërë notere, ku befas për një viti ka fituar 190 milionë lekë. Mos u habisni, sapo e ka hapur biznesin si notere, ka fituar 190 milionë lekë! Gjatë këtij viti, ka paguar edhe ca para për blerjen e një trualli.
Në vitin 2014, bashkëshortja befas shet njërin nga apartamentet që i fali babai, për 120 mijë euro. Këtë vit mbi edhe një vilë. Vila ka një sipërfaqe trualli 382.44 m2 ku 65.25 m2 është ndërtesë. Ajo ndodhe në fshatin Kryemëdhenjtë në Kavajë. Vilën e shet për 150 mijë euro. Bashkëshortja deklaron edhe një kontratë huaje për dhënien borxh të shoqërisë “Medbrand”, Kosovë, ku detyrimi financiar i pashlyer është 250 mijë euro.
Qershia mbi tortë është një shtëpi me një sipërfaqe 300 metra katrorë pranë liqenit Artificial në Tiranë, ku gjyqtari jeton aktualisht. Gjatë viteve të fundit, deklaron disa kompani në Vlorë.
Të mos harrojmë se kjo është vetëm pasuria e deklaruar. Imagjinojeni vetë sa se mund të jetë ajo e fshehur.
ILDKP e ka kallëzuar se ka fshehur të paktën 1.7 milionë euro pasuri. Ky organ ka konstatuar si më poshtë: “Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro dhe për rrjedhojë subjekti Alaudin Malaj është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal. ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm të subjektit Alaudin Malaj, pasi të dhënat e institucioneve shtetërore ngrenë dyshime të forta për injektim parash të “pista” nga subjekti nëpërmjet skemës së krijimit të bizneseve të ndërtimit në emër të familjarëve të tij, kalimin e aseteve, vlerave monetare dhe aksioneve te subjekti nëpërmjet kontratave fiktive të huave e të dhurimit, e më pas shitjen dhe riinvestimin e tyre nga subjekti në aktivitete brenda dhe jashtë vendit. Subjekti Alaudin Malaj në vitin 2003, në deklarimin e parë të interesave private, ka deklaruar gjithsej asete në shumën 60.000 euro dhe në fund të vitit 2014 pasuria e subjektit ka arritur gjithsej në shumën rreth 1,7 milion euro. ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj subjektit Alaudin Malaj”.
Asgjë nuk ndodhi. Pas kallëzimit penal, ky gjyqtar vijon të deklarojë pasuri marramendëse.
Shumëkush shton një pyetje: Çfarë është shtyn këtë njeri që të punojë në sistemin e drejtësisë, me një rrogë 1.7 milionë lekë në vit, kur ka gjithë këtë pasuri dhe të ardhura?! Përgjigjen do ta japë Vetingu./Pamfleti.com


