• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-kryeministri i Italisë ROMANO PRODI në Tiranë: Të mbështesim Shqipërinë në rrugën e integrimit
Home
Shqipëri

Ish-kryeministri i Italisë ROMANO PRODI në Tiranë: Të mbështesim Shqipërinë në rrugën e integrimit

6 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, vlerëson rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në konferencën “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”, ish-kryeministri italian tha se sa herë që vjen në Shqipëri, sheh ndryshime pozitive.

Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Prodi tha se vendet europiane duhet të ndihmojnë vendet që janë në proces integrimi për të bërë hapa përpara.

“Shqipëria po ecën në rrugën e integrimit. Sa herë vij në Shqipëri shoh ndryshime. Ne duhet të ndihmojmë me hapat e tjerë të ecim me këtë proces. Ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen, pasi kohët më të vështira kanë mbaruar. Ishte vërtet unike në botë të ishe e izoluar në Europë dhe e shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Lidhjet e vetme ishin me Kinën”, u shpreh ish-kryeministri italian Romano Prodi.

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka tërhequr ‘veshin’ politikës shqiptare, teksa i ka kërkuar të zbatojë me përpikëri reformat e bëra, si rruga kryesore për integrimin drejt Bashkimit Evropian. Romano Prodi deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka me shpejtësi, ku më prioritare mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë, por edhe lufta ndaj krimit e korrupsionit.

“Një pikë e rëndësishme janë reformat e bëra, të cilat duhet zbatuar me përpikëri. Është i dukshëm ndryshimi i përditshëm juaji. Me prioritet është zbatimi i reformës në drejtësi, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta ndaj krimit e korrupsionit. Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme, është momenti për të vepruar. Edhe ne duhet të hidhemi në aksion për të përmbushur atë që ka mbetur”, deklaroi Prodi.

Më tej, ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se është mjaftueshëm i dukshëm.

Në konferencën e mbajtur sot në Tiranë me temë “Roli i ndërkombëtarëve në tranzicion”, ish-shefi i ekzekutivit italian tha se rrjedhat në vendin tonë kanë qenë të jashtëzakonshme, por edhe ndryshimet të mëdha, të cilët i kanë ndryshuar plotësisht fytyrën Shqipërisë.

Më tej, ai shtoi se përtej rrjedhës politike, ka dhe disa kushte të tjera që duhen plotësuar për integrimin, për të cilin ish-kryeministri italian shtoi se Shqipëria duhet ndihmuar.

“Progresi i këtij vendi është mjaftueshëm i dukshëm. Sfida e Shqipërisë është lufta ndaj korrupsionit. Ka pritshmëri për një panoramë të re, pavarësisht tranzicionit. Ne kemi gjetur një harmoni me njerëzit në Shqipëri. Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Evropian.

Rrjedhat kanë qenë të jashtëzakonshme dhe  ndryshimet janë të mëdha deri në momentin që po flasim këtu. Këto ndryshime kanë ndryshuar plotësisht edhe fytyrën e Shqipërisë. Por ky proces ende nuk ka përfunduar, nuk është pra një etapë e përfunduar. Mbetet punë për t’u realizuar për integrimin, ndonëse po ecet përpara. Ka disa kritere për t’u përmbushur, përveç rrjedhës politike. Ne duhet ta ndihmojnë Shqipërinë në këtë proces”, tha Prodi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shuhet në moshën 74 vjeçare ylli rrokut francez JOHNNY HALLYDAY
Previous article DOKUMENTI/ Shqipëria, pakti me SHBA për kontrollin e hapësirës ajrore, radarët do të instalohen në Pukë

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT