• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ish-kreu i SHISH: Oliver Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët! Ja dy pistat që të çojnë tek autorët
Home
Sociale

Ish-kreu i SHISH: Oliver Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët! Ja dy pistat që të çojnë tek autorët

16 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Per ish kreun e sherbimit sekret shqiptar, vrasja e ish liderit te serbeve te Kosoves nuk eshte bere nga shqiptaret, por nga grupe te caktuara serbe ose jashte tyre qe kerkojne destabilizimin e situates ne Kosove dhe rajon.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi i ftuar në Report Tv për të komentuar dhe analizuar situatën pas vrasjes së liderit të serbëve në Kosovë ka deklaruar se atentati është bërë për të tensionuar situatën në Ballkan.

Për Klosin janë dy pistat e vrasjes së Oliver Ivanoviçit:

“Ata që e kanë bërë e kanë bërë me qëllim për të sjellë pasoja. Është ngjarje e rëndë, dhe delegacioni serb u tërhoq nga bisedimet, ky ishte edhe qëllimi i parë.

Në këtë fazë kemi drejtë që të bëjmë vetëm arsyetime, se kujt i leverdis? Motivi është për të acaruar situatën.

Mund të jetë faktori i brendshëm serb, atje ka elementë dhe forca që do të donin ta prishnin këtë situatë, por edhe faktorë ndërkombëtarë që nuk duan stabilitetin e Ballkanit.

Ndërkombëtarët po thonë se ka një rrezik rus në Ballkan” tha Klosi.

Por a mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete në këtë vrasje?

“Pse do të ngatërrohen shërbimet në këto punë, ka forca të tjera plot.

Janë grupe paramilitare që nuk e njohin ligjin. Shërbimet janë por kanë kaluar në informativë nuk bëjnë gjëra të tilla.

Vrasja është një ngjarje e rëndë, do u hyjmë turbullirave të reja. Unë besoj se nuk e kanë vrarë shqiptarët​”, tha Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Batha justifikon humbjen e Partizanit në miqësore
Previous article Luana nuk përmbahet, pas flokëve lyen edhe paruket (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT