• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ish kreu i SHISH, Klosi: Dosja e Azem Hajdarit të hapet, do dalin në pah disa gjëra që…
Home
Sociale

Ish kreu i SHISH, Klosi: Dosja e Azem Hajdarit të hapet, do dalin në pah disa gjëra që…

1 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia ka shkruar së fundmi se “po të rihapet çështja e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kreu i SHISH Fatos Klosi do të dridhej sepse do të zbulohej se ka patur gisht në atë ngjarje”.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Klosi ka thënë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, se ai vetë ka kërkuar që të rihapet çështja “Hajdari”.

Nga ana tjetër ai thotë se ish-kryeministrit Berisha nuk i intereson të rihapet kjo çështje.

“Unë kam kërkuar që të rihapet çështja ‘Hajdari’. Se ajo çështje nuk është çuar deri në fund. E kam kërkuar dhe kam përmendur mburrjet që bënte Berisha, me atë e kam se ai ishte shefi i të gjitha gjërave që bëhen në Shqipëri, prandaj nuk kam ndonjë problem personal me të, por di që është përgjegjësi kryesor i gjithë situatave që janë krijuar në Shqipëri, dhe që e kanë dëmtuar këtë vend. Ai para se të vinte në pushtet në 2005 ishte mburrur se do ta ripahte çështjen “Hajdari”, dhe të zbardhjen e vërteta, se e dinte të vërtetën. Se kështu thotë gjithmonë ai, ‘unë e di të vërtetën’. Dhe gjyqtarët tanë nuk guxuan ta merrnin në gjyq, qoftë edhe si njeri që di të vërtetën, pa e akuzuar për asgjë. Kaluan 8 vite që ishte kryeministër, dhe nuk e ka bërë asgjë, nuk e përmendi njëherë. Ndaj unë këtë e kam thënë shumë here, nuk mbeti për ta thënë Izeti, se Berisha nuk e mbajti fjalën. Pse? Se nuk e bën dot, nuk i intereson ta hapë këtë çështje. E bëri për të marrë vota, për t’u treguar i drejtë, për të thënë s’kam gisht unë në atë histori”, tha ai.

Pse sipas jush nuk i është shkuar deri në fund kësaj çështje?

Nuk kanë dalë të gjithë faktorët.

Nuk janë të interesuar asnjë palë?

Atëherë erdhën edhe prokurorë të huaj, për të ndihmuar për atë çështje, me bindjen se prokurorët shqiptarë nuk guxonin të përplaseshin me Berishën. Ky ka qenë motivi. Dhe aty përfundoi, se u dënuan 4 vetë. Pjesëmarrësit ishin zhdukur, motivet janë të paqarta. Ka një motiv kryesor, hakmarrja. Por ata që i ndihmuan ata njerëz që ta realizonin nuk kanë dalë. Se aty ka patur ndihmë.

Por ato që thotë Haxhija…

Unë nuk do kisha dëshirë të komentoja, sepse i japim rëndësi. Nga ana ime nuk meriton t’i përgjigjem. Nuk dua të merrem me një gjë të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë efektet e tmerrshme që kondomët i shkaktojnë organizmit të femrës
Previous article TIRANË/ Zjarr në katin e katërt të një pallati. Dyshohet se një bombol gazi...

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT