• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish i dërguari i veçantë i BE-së për Kosovën: Ekziston mundësia për “korrigjim kozmetik të kufijve”
Home
Rajon

Ish i dërguari i veçantë i BE-së për Kosovën: Ekziston mundësia për “korrigjim kozmetik të kufijve”

21 August, 2018 k.autor Rajon

Ish i dërguar i veçantë i BE-së për Kosovën ka frikë nga konflikti i ngrirë në Kosovë dhe le mundësinë edhe për “korrigjim kozmetik të kufijve”

Vërtet, ekziston rreziku i konfliktit të ngrirë në Kosovë. Kjo do të ishte në interes të disa aktorëve politikë – edhe vendës edhe ndërkombëtarë – që të vazhdojnë t’i destabilizojnë shtetet në regjion. Hajde të bëjmë që të pengojmë këtë. Komisioni Evropian nën udhëheqjen e Junckerit, Mogherinit e Hahnit, së shpejti do të jetë “çështje e së kaluarës”.

Në vitin 2019 janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe kam frikë se përbërja e re e Komisionit Evropian mund të shmangë të zgjedhë çështjen e Kosovës, sepse përbërja paraprake nuk e ka bërë këtë. Tajmingu për të marrë vëndim është, pra, me rëndësi esenciale, ka thënë në bisedë për gazetën beogradase “Danas” Wolfgang Petritsch, ish i dërguar i veçantë i BE-së për Kosovën dhe ish përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për BeH-në, i pyetur se çfarë do të thoshte konflikti i ngrirë për Beogradin e Prishtinën, transmeton gazetametro.net.

 

I pyetur rreth deklaratës së tij të mëhershme për një “korrigjim kozmetik” si zgjidhje të mundshme për Kosovën dhe sqarimit të tij se kjo “do të kishte ndikim të vogël në një numër të vogël fshatrash në rrethinën e Bujanovcit dhe të Mitrovicës”, si edhe rreth qëndrimit të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila fuqishëm kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkan, Petritsch thotë:

– Padyshim, fjala e kancelares gjermanë “ka peshë” dhe unë e respektoj mendimin e saj. Megjithatë, duke pasur parasysh dialogun e komplikuar aktual ndërmjet Beogradit e Prishtinës unë tash jam i bindur se duhet t’i dëgjojmë me kujdes marrësit e vendimeve politike në këto dy kryeqytete. Edhe deri sa kam qenë përfaqësues i lartë në Bosnjë, jam angazhuar për proces të vetëpërgjegjësisë. Vetëm tash së fundi është dëshmuar se kjo mund të “ndezë” në Maqedoni, kur kryeministri Zaev ka marrë vendim shumë të guximshëm – dhe shumë kontradiktor mbi emrin e shtetit. Greqisë e Maqedonisë u janë dashur 26 vjet për ta zgjidhur këtë konflikt historik – shpresoj se kjo do të jetë efikase. Tash na ka mbetur konflikti i fundit historik, ai ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe unë këtu shoh se po hapet një mundësi – ndoshta e fundit në shumë vite që vijnë. Jam krejtësisht i vetëdijshëm se “korrigjimi administrativ” i kufijve ka të meta potenciale në qoftë se nuk bëhet në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, BE-në e OSCE-në. Në dritën e referendumit të ardhshëm në Maqedoni dhe, është e mundur edhe vendimit të afërt në procesin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës, propozoj që të përgatitet dokumenti obligues në mënyrë që të vihet pikë në të gjitha kontestet e ardhshme kufitare, duke përfshirë çështjen e Bosnjës, Siç e dimë, edhe më tej ekzistojnë disa mospajtime të vogla ndërmjet vendeve trashëgimtare të ish-Jugosllavisë, të cilat duhet të zgjidhen. Madje edhe shtetet anëtare të BE-së. Kroacia e Sllovenia, kanë “çështjen e tyre të Adriatikut”. Prandaj, do të ishte rast i shkëlqyeshëm që të mbyllen të gjitha këto çështje të hapura dhe t’u jepet fund të gjitha fantazive revizioniste. Pse? Sepse situata gjeopolitike në Ballkan po ndryshon shpejt, dhe atë jo në dobi të Ballkanit. Ngritja e Kinës, e cila është e mirëseardhur në planin ekonomik, po i shkakton shqetësime të mëdha Brukselit, si dhe aktivitetet e aktorëve të tjera jashtë BE-së, si Turqia, vendet e gjirit dhe, natyrisht, Rusisë. Po e përsëris – të gjitha këto janë të mirëseardhura t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik, por të gjitha shtetet e regjionit dëshirojnë të bëhen më shumë evropiane dhe, në fund, anëtare të Bashkimit Evropian. Prandaj, është e nevojshme që rregullat dhe rregulloret evropiane të jenë në plotësi të zbatueshme. Hajde, pra, t’i pyesim njerëzit, duke përfshirë edhe ata në pjesët potencialisht të goditura të Serbisë e Kosovës, e pastaj të marrim vendimin i cili do të jetë në harmoni me parimet e multietnicitetit dhe parimeve të pranuara ndërkombëtarisht.

Petritsch ka thënë se nuk ka kontakte personale me Vucicin e Thaçin, por se i ka lexuar disa nga deklaratat e tyre rreth korrigjimit të kufirit dhe fton “të përkrahen vendimet e guximshme politike, në emër të popujve të cilëve u përkasin”.

Ai nuk është i sigurt se a do të ketë zgjidhje të shpejtë, por shpreson se kjo iniciativë e tij personale të ndihmojë “që të merret vendimi i duhur”.

I pyetur se a mendon se edhe çështja e Kosovës mund të gjendet në një konferencë ndërkombëtare, të ashtuquajtur “Dayton dy”, Petritsch mendon se në të duhet të përfshihet edhe Rusia:

– Siç kam thënë në njërën prej përgjigjeve të mija, mund të paramendoj një format të ngjashëm më Daytonin, dhe angazhohem që në të të përfshihet edhe Rusia, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të spastrohet situata e post-Jugosllavisë, si dhe që në tërësi të fokusohemi në çështje vitale politike e ekonomike dhe në të ardhmen e BE-së, e cila përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të barabartë.

Nëse jo Nobelin, ai pret që Thaçi e Vucic të mund të marrin çmimin e Karlit, të cilin çdo vit e ndan qyteti i Aachenit për shtetarët e shtetarët, të cilët kanë ndihmuar që të avancojë gjendja në Evropë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALIN TËRMETET/ Ja ku ishte i RADHËS. Banorët e ALARMUAR ikin nga shtëpitë
Previous article E PYESIN KUR DO MARTOHET/ Modelja shqiptare sapo e tha: Kur të më... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT