• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISH GRUAJA E AKUZON PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI/ Burri e mohon: Unë njoh tutorin e saj të parë…
Home
Aktualitet
Kronikë

ISH GRUAJA E AKUZON PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI/ Burri e mohon: Unë njoh tutorin e saj të parë…

16 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Xheje Dunga, nënë e një vajze, ka akuzuar ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën e saj se e kishin detyruar që të prostituonte. Akuzuesja rezulton se në janar të vitit 2016 është arrestuar bashkë me një grup trafikantësh për trafikim të lëndëve narkotike dhe prostitucion.

Nga ky grup trafikantësh u arrestuan 13 persona. Pas procesit gjyqësor, gjykata italiane i la të drejtën e prindërimit për vajzën e mitur ish-bashkëshortit të saj, Dritan Kulla. Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e emisionit “Shqipëria Live” për të hedhur poshtë të gjithë akuzat që i janë bërë nga ish-bashkëshortja për të dhe nënën e tij në emisionin “E diela shqiptare” në TV Klan.

Dritan Kulla ishte sot në lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” ku u shpreh se Xheje ka qenë 17 vjeçe kur e ka rrëmbyer.

“Në momentin që e kam rrëmbyer, kam shkuar te rajoni numër katër dhe i kam thënë, kam rrëmbyer bashkëshorten që e dua. Më pyetën a e do, e kur thashë po, ata më thanë që të shkojmë. Familja nuk i fliste për një muaj, bashkëshortja mbeti shtatzënë. E kur ishte shtatzënë ajo merrte disa ilaçe, është dëshmitar edhe djali i xhaxhait të saj”, tregoi ai.

Ku e ke njohur?

Kam pasur një shoqe që flisja në telefon, kunata e dajës së Xh. Ajo punonte te një fabrikë peshku. U njohëm, ngeli shtatzënë dhe lindi vajza.

Kur bëri vajza 6-muajshe ajo iku te nëna e saj. Me thënë të drejtën ndoshta ekonomia, ndoshta nuk i kam plotësuar kushtet. Merresha me muzikë, kam punuar te mobiliet një periudhë, shisnim dhe blinim mobilie. Nuk jam marrë asnjëherë me punë të paligjshme.

Çfarë ndodhi pasi iku?

E mora se e doja, plus edhe fëmija, se shkonte dopio dashuria. Qëndroi një muaj, madje nuk më la as gocën që ta shoh. Doli nëna e saj kur shkova me e taku. Goca më pa në dritare dhe nisi të qante. I thashë më le të puth e përqafoj, por s’më la Elvira ta takoj. Edhe fqinjët i thanë që të më linin ta takoja, në 2012. E kam takuar gocën pas 2 muajsh, kur ajo ishte 1 vjeçe. Pastaj jetuam te shtëpia e nënës time, me qira.

Shkoi goca 1 vjeç e gjysmë. Më thotë më ço te mami, e kur shkuam ishte vetëm nëna e saj. Unë shkoj për të pirë ujë, e binte telefoni. Unë isha pak xheloz, ra telefoni i Elvirës. Unë e pashë, ishte numër italian. E hapa e dëgjoj zërin e djalit që ka qenë i lidhur Xhei.

I thirri Elës, e njoha dhe ja dhashë telefonin asaj. Ajo e pa numrin, e fiku dhe u zverdh. Xhei nuk pranoi të kthehej në shtëpi. Ajo më ka tradhtuar me këtë djalin në Itali.

Xhei është ndaluar në vitin 2016?

Kur është arrestuar ka telefonuar shoqen e saj dhe i ka kërkuar që të shkonte te mami im, që ajo ti dërgonte disa rroba. Mami më mori në telefon duke qarë, e më tha se çfarë kishte ndodhur. Mami shkon dhe i dërgon rroba te drejtoria e policisë dhe e kanë pyetur se kush je ti? Kur i ka thënë ish-vjehrra, polici ishte habitur se si shkonte ajo.

Nuk është e vërtetë se çfarë ka thënë Elvira. Duke me e lënë gocën te nëna jote më tha, se unë jetoj në Itali. Unë i thashë ma jep vajzën me prokurë dhe e shikon kur të duash, meqenëse edhe ajo do vinte në Itali. Bëra prokurën, mora gocën.

Kam regjistruar menjëherë gocën në kopsht, këtu në Itali. Pasi e regjistrova vajzën, ajo më merr në telefon e më thotë se po blinte shtëpi në Shqipëri. Xheja në Itali ushtron prostitucion. Kam video të ndryshme, në diferenca 4-5 muaj nga njëra-tjetra.

Ajo ka nisur këtë punë që në vitin. Aktualisht ajo ka një tutor. E njoh tutorin e parë që e ka nxjerrë në rrugë dhe njoh atë që ka tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E GJITHË VËMENDJA TEK MODELIA E NJOHUR/ Shfaqet e veshur me fustanin ikonik nga stilistja shqiptare
Previous article "BE S'DO JETË E PLOTË PA SHQIPËRINË"/ Ruçi video-konferencë me kreun e Kuvendit të Portugalisë

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT