• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Ish futbollisti i Liverpul dhe Mançester tani te Tirana: Shkollën e lashë kur…
Home
Intervista

Ish futbollisti i Liverpul dhe Mançester tani te Tirana: Shkollën e lashë kur…

6 December, 2017 Ina.Autor Futboll, Intervista, Sport

Karriera e tij ka marrë një rrjedhë të çuditshme. Pasi ka veshur fanellat e klubeve më të mëdha londineze, ka ardhur te Tirana. Por për Majkëll Ngoonë, ky është shansi i madh për t’u ringjallur. Edhe pse shumicës i përngjan me një lojtar të NBA-së, basketbolli nuk ka kurrfarë lidhje me jetën e gjigantit të bardhebluve.

Në një rrëfim ekskluziv të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi flet për gjithçka, duke filluar nga pasionet e tij, shoqëria me Sterling dhe tifozët. Nuk e ka ende të qartë se çfarë po ndodh mes klubit dhe “Fanatics”, por zbulon se një pjesë e lojtarëve pas çdo goli dhe fitoreje kanë dëshirë që të festojnë në këndin e ultrasve.

Majkëll, si e ke nisur futbollin?

Futbollin e kam nisur në Londër, tek Uest Hem, kur isha vetëm 11 vjeç. Dy vite më pas kalova te Sauthend Junajtid. Aty luajta një sezon dhe, më pas, kalova te Mançester Junajtid, klub që, pasi më kishte studiuar, kërkoi të bëhesha pjesë e akademisë së tij. Pas lejes që Mançesteri mori te Sauthendi shkova dhe luajta për rreth dy muaj. Gjatë kohës që ata po negocionin me mua për kontratën, papritur vjen edhe një ofertë nga Liverpuli, që nisi bisedimet paralelisht me prindërit e mi. Pasi i analizova të dyja ofertat, opsioni më i mirë rezultoi Liverpuli. Aty qëndrova rreth 5 vite, deri në 2014-ën.

Paralelisht ke ndjekur edhe shkollën apo…?

Shkollën e kam lënë në moshën 16-vjeçare. Kur iu bashkova Liverpulit, iu përkushtova vetëm futbollit. Liverpuli më ofroi kontratë si profesionist, kështu që shkolla ime e vërtetë ishte aty në klub.

Cilat ishin arsyet që u largove nga Liverpuli?

Nga Liverpuli u largova në 2014-ën, ku pa dyshim një nga arsyet më të mëdha ishte fakti se nuk gjeta hapësirë për të luajtur. Gjithashtu kam qenë i pafat edhe me huazimet, ku kam provuar disa klube në Championship dhe Ligën 1. M’u ofrua edhe rinovimi i kontratës, por nuk vazhdova. Nën porosinë e Liverpulit më shumë isha i huazuar, ndaj vendosa kështu.

Edhe Kristian Adorjan ka qenë te Liverpuli, e njeh?

Sigurisht që e njoh, pasi kemi luajtur së bashku te Liverpuli.

Luani në liga të ndryshme në Shqipëri dhe me dy skuadra që janë rivale “të përbetuara”. A ka ndonjë derbi mes Ngoosë dhe Adorjanit?

Nuk kam asnjë derbi me Adorjanin, ndonëse njihemi prej kohësh. Rrugët tona janë ndarë prej kohësh dhe në Shqipëri kemi ardhur nga klube të ndryshme. Në sezonin e shkuar kam luajtur në Ligën 1 në Angli me Oldham. Por, para se të kaloja tek Oldham, nuk kam luajtur futboll për dy vite.

Dëmtimi ishte shkaku i kësaj shkëputjeje të gjatë?

Pata një dëmtim të rëndë në gju, kështu që në 2015-ën dhe në 2016-ën nuk kam luajtur futboll, por i jam nënshtruar rikuperimit. Ishte shumë i rëndë si dëmtim. Gjithsesi, jam me fat, pasi tani ndihem mirë dhe në 2017-ën nisa sërish të luaj futboll.

Kemi vënë re afrimitetin tënd me Sterlig në rrjetet sociale…

Sterling është një nga miqtë e mi më të mirë. Por kam edhe shumë miq të tjerë të mirë, që gjithashtu janë futbollistë të njohur.

Sterling është “yll” te Mançester Siti, ndërsa ti po luan në Shqipëri. Pse mori këtë rrjedhë karriera tënde?

Me Sterling jam njohur te Liverpuli, ku kemi luajtur së bashku edhe me ekipin e dytë. Pjesë e atij grupi kanë qenë edhe shumë lojtarë të tjerë që kanë shkëlqyer në klube të ndryshme në Angli dhe në Europë. Kemi qenë së bashku, por më pas karriera e të gjithëve mori drejtime të ndryshme, kjo për arsye e faktorë të ndryshëm. Në këtë grup bën pjesë edhe Adorjan, që tani është pjesë e Partizanit.

A e di Sterling që ti tani luan në Shqipëri dhe, nëse po, çfarë të ka thënë për këtë eksperiencë?

Sigurisht që po, pasi kam kontakte të vazhdueshme me të në rrjetet sociale. Ai mbetet një mik shumë i mirë për mua dhe më ka mbështetur edhe në këtë zgjedhje që kam bërë./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPEROPERACIONI masiv i sigurisë për vizitën historike të Presidentit turk, ERDOGAN në GREQI
Previous article ALTEO HYSI: Tre leksione nga Brukseli për opozitën shqiptare

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PLAS" TE ZVICRA NË BOTËROR/ Shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka Futboll

"PLAS" TE ZVICRA NË BOTËROR/ Shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka

BOTËRORI/ Vetëm barazim ndaj Kongos, CR7 dhe Portugalia dështojnë në ndeshjen e parë Futboll

BOTËRORI/ Vetëm barazim ndaj Kongos, CR7 dhe Portugalia dështojnë në ndeshjen e parë

KURORËZON MESSIN/ Ronaldo: Është koha ta pranojmë, ai është më i miri i të gjitha kohërave Futboll

KURORËZON MESSIN/ Ronaldo: Është koha ta pranojmë, ai është më i miri i të gjitha kohërave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT