• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Ish-futbollisti Haxhiu: Flamurtari për titull, blerjet nuk po bëjnë diferencën
Home
Futboll

Ish-futbollisti Haxhiu: Flamurtari për titull, blerjet nuk po bëjnë diferencën

17 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Saimir Haxhiu mendon se Flamurtari mund të pretendojë jo vetëm Kupën e Shqipërisë, por edhe titullin kampion për këtë vit. Ish-futbollisti i shquar dhe këshilltari bashkiak, në një intervistë për “Panorama Sport”, e konsideron ekipin e Shpëtim Duros si më organizuarin. Megjithatë, ai ka edhe kritika, ndërsa hapur thotë se blerjet e janarit nuk po bëjnë diferencën.

Haxhiu, si e shikoni ecurinë e Flamurtarit?

Flamurtarin e shoh si skuadrën me ecurinë më të mirë dhe më të qëndrueshme në Superiore. Një grup i mirorganizuar dhe me këmbë në tokë. Shfaqin qetësi e stabilitet, që shkon për shtat edhe me natyrën e trajnerit Duro. E kam thënë edhe herë të tjera praninë e presidentit Idrizi e ka të nevojshme skuadra. Ai këtë kampionat është më pranë klubit dhe gjërat shkojnë më mirë.

Si e vlerësoni merkaton e janarit?

Gjykoj se Flamurtari ka afruar lojtarë që, nëpër klubet e tyre, kanë qenë nga më të mirët. Por deri tani asnjë nuk ka bërë diferencën krahasuar me lojtarët aktualë. Sigurisht që kërkojnë kohën e tyre, por edhe ajo nuk është se premton, pasi jemi në momentin me delikat të kampionatit ku përcaktohen pozicionet.

Ku mund të shkojë ky Flamurtar?

Flamurtari ka shansin e madh në këtë moment të synojë edhe titullin me situatën te Skënderbeu.

A mund ta fitojë Kupën e Shqipërisë ky Flamurtar?

Është moment i mirë. Duke qenë se u kualifikua për kupë, kanë shanse më shumë se çdo vit tjetër. Ka eksperiencë në këtë kompeticion dhe nuk i mungojnë kualitetet. Flamurtari është kthyer në skuadrën për t’u mundur, aq sa mendoj se dy gola me Partizanin janë tepër, jo se nuk mund të mposhtet, por jo nga ky Partizan i këtij viti.

saimir haxhiu

Të dielën luhet me Lushnjën, si e vlerësoni këtë takim?

Çdo ndeshje duhet vlerësuar, por kjo e kësaj jave do të ishte mundësia më e mirë për t’u prezantuar përpara vlonjatëve afrimet e janarit dhe një skuadër më spektakolare duke dalë edhe pak nga skemat taktike. Kjo skuadër ka kapacitete të guxojë më tepër drejt sulmit.

Mendon se privatizimi i klubit është i vonuar?

Privatizimi, për gjykimin tim, është i vonuar. Kam informacion se është në duart e ekspertëve të vlerësimit. Të shpresojmë se do të mbyllen shpejt procedurat në të mirë të futbollit vlonjat.

Si e vlerësoni situatën që po diskutohet për Skënderbeun?

Situata te Skënderbeu do të ketë ndikim patjetër në skuadër. Ky është një problem që i takon Skënderbeut në fakt, por, nëse ndëshkohet siç informohemi nga mediat, nuk është mirë edhe për futbollin shqiptar në përgjithësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Moderatorja rrëfen intervistën me Ramën: Kisha shumë emocione, ishte në një periudhë…
Previous article Fotot ekskluzive, zbulohet historia e dashurisë së deputetes (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi Futboll

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi

RONALDINHO RIKTHEHET TË LUAJË NË MOSHËN 46-VJEÇARE/ Nënshkruan me klubin e Serie C Futboll

RONALDINHO RIKTHEHET TË LUAJË NË MOSHËN 46-VJEÇARE/ Nënshkruan me klubin e Serie C

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool Futboll

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT