• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISH FUSHA E AVIACIONIT TRANSFORMOHET NË PARK/ Veliaj: Po punojmë fort për një mandat të tretë të qeverisë Rama
Home
Sociale

ISH FUSHA E AVIACIONIT TRANSFORMOHET NË PARK/ Veliaj: Po punojmë fort për një mandat të tretë të qeverisë Rama

18 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Fusha e Aviacionit është destinacioni më i ri dhe më i bukur për fëmijët e Njësisë 7 në Tiranë duke u kthyer në një park me 4 ishuj çlodhjeje dhe argëtimi për komunitetin, si dhe lodra për fëmijët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se çdo muaj, në 5 vite, është ndërtuar një kënd i ri lodrash. “Ky park u çlirua në kohën e Edi Ramës. Askush nuk e mendonte se një fushë e braktisur aviacioni mund të kthehej në një park linear. Shoh se shumë nga pemët që u mbollën në kohë të Edit, sot bëjnë hije për banorët këtu. Në çdo muaj kemi ndërtuar nga një kënd të ri lodrash dhe më vjen mirë që kemi ruajtur këtë ritëm”, tha ai.

Veliaj shtoi se sot qyteti u është rikthyer projekteve të transformimit të Tiranës. “Nëse parku ‘Rinia’ fillimisht u çlirua nga zaptimet dhe u gjelbërua, sot shtuam edhe lodrat për fëmijët, hapësirat për çlodhje etj. Njësoj po veprojmë edhe te ish Fusha e Aviacionit”, deklaroi ai. Kreu i Bashkisë u shpreh se pavarësisht kritikave të një minorance, qyteti është i destinuar të ecë përpara.

Ai dha lajmin e mirë për nisjen këtë javë të pagesave cash për familjet e prekura nga tërmeti. “Këtë javë Këshilli Bashkiak do të vendosë për mijëra pagesa cash për ata që janë prekur nga tërmeti. Ju kujtoj se kur u përmbyt Shkodra, u deshën 10 vite të vinte qeveria e re për të kryer pagesat; s’ka kaluar as 10 muaj nga tërmeti dhe ne po nisim pagesat. Kemi likujduar disa qindra familje për tërmetin e shtatorit dhe kemi ndërtuar rreth 60 shtëpi. Tani fillojmë likujdimet e tërmetit të nëntorit dhe ndërtimin e 800 shtëpive”, u shpreh Veliaj.

Ai sqaroi se askush nuk do të përfitojë në mënyrë të padrejtë nga Fondi i Solidaritetit. “Nëse dikush ka aplikuar për të përfituar nga fondet e tërmetit, por ka dy apo tre shtëpi, nuk ka të drejtë. Ky është një fond solidariteti, një fond social për të ndihmuar nevojtarët, jo dikë që e ka shtëpinë e dytë, të tretë apo të katërt. Kjo është një nga arsyet pse na merr kohë verifikimi i dosjeve. Do fokusohemi tek nevojtarët. Kushdo tjetër, që mundohet të përfitojë nga skema të solidaritetit, harxhon kohën e tij”, theksoi Veliaj.

“Ritmin që i kemi dhënë Tiranës këto vite do ta mbajmë pa u ndalur. Në bashkëpunim me qeverinë e Edi Ramës kemi bërë punë të mrekullueshme, që askush nuk i bën dot vetëm. Mezi pres që të punojmë fort për një mandat të tretë të qeverisë së Ramës sepse është garancia për të bërë gjëra të bukura, por edhe për të përballuar ditët e vështira”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Ja projekti i së ardhmes për më shumë mbrojtje nga COVID-19
Previous article ÇFARË ZBULOJNË STUDIUESIT/ A është “Deksametazoni” ilaçi që do të futet në lojë për trajtimin e COVID-19?

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve Aktualitet

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT