• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-deputeti thirrje Bashës: Më shkarko mua të parin Lul, jo ata të tre që hoqe dje në Vlorë
Home
Shqipëri

Ish-deputeti thirrje Bashës: Më shkarko mua të parin Lul, jo ata të tre që hoqe dje në Vlorë

12 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar në lidhje me lajmin për shkarkimin e tre anëtarëve të kryesisë së degës të kësaj partie në Vlorë.

Sipas Patozit, shkarkimi i tyre është bërë se nuk kanë folur mirë për Lulzim Bashën në rrjetet sociale.

“A e di tiqë edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste”, shkruan ndër të tjera ish-deputeti demokrat.

Postimi i plotë

SHKONI NË VLORË QË TË KUPTONI “BASHKIMIN” E LULZIM BASHËS

Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.

Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.

E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas “fitores” në zgjedhjet e vitit të shkuar.

Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur?

A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.

Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?

Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët.

Dhe provat t’i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi.

Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.

Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët.

Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t’u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Irina Shayk shkëlqen në “New York Fashion Week”. Teksa po ecte... (FOTO)
Previous article Sanchez paguhet 26 milionë euro në vit, nuk shënon as në portën e zbrazët

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT