Elton Ilirjani së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Expuls” ku është pyetur dhe për deputetin Kujtim Gjuzi me të cilin kohë më parë kanë shkëmbyer repila të forta në një studio televizive.
Ilirjani pohoi se tani që Gjuzi nuk e ka më mandatin e deputetit është i gatshëm ti ofrojë një vend pune.
“E ke fjalën për ish-burrin tim? Se kshu ma kanë konsideruar. Në rast se Kujtimi do të kërkojë një punë, unë do t’ja gjej atij. Të them të drejtën unë e shikoj atë si një person në shitje për pije energjike. Nuk e di pse më shkon në mendje që ai shumë mirë mund ta shesë një pije energjike.
Unë mendoj që mund të ketë një pagë 80 mijë lek të reja dhe ndërkohë mund ti japëm një bonus që shkon 10% mbi fitimin e shitjeve. Ai vërtet e bënë shum mirë këtë punë, është një person që shet shumë mirë në një grup të caktuar njerëzish dhe unë do t’ja ofroja”, tha ai.


