Ish banorja e Big Brother Albania Xhensila Pere është një nga bukuroshet e showbizzit shqiptar që pëlqen ti ndajë momentet e ditës së saj me fansat.
Xhensila kete herë në orët e para të mëngjesit ka postuar në Instastory një pjatë të madhe dhe me ushqim të bollshëm.
Dhe duke marrë parasysh linjat e Xhensilës një nga fansat ka aluduar se ajo mund të jetë shtatzënë.

Postimi i Xhensilës në profilin e saj zyrtar në Instagram
“Ti je shtatzënë dhe pikë. Madje vë bast shtëpinë.” ka shkruar fansi në postimin e saj.

Reagimi i fansit
Menjeherë Xhensila i ka mohuar akuzat duke dhënë një përgjigje plot humor, “U bëra me një shtëpi”.


