• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH-AVOKATI “TRATHTON” TRUMP/ Ja çfarë deklaroi para prokurorëve për…
Home
Nderkombetare

ISH-AVOKATI “TRATHTON” TRUMP/ Ja çfarë deklaroi para prokurorëve për…

22 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Michael Cohen, ish-avokati personal i Presidentit Donald Trump dhe dikur njeri i besuar i tij, pranoi fajësinë të martën pasdite për shkelje financiare në fushatë zgjedhore.

Ai tha se bashkë me zotin Trump organizuan pagesat për t’i mbyllur gojën yllit të filmave pornografikë Stormy Daniels dhe një ish-modeleje Playboy, me synimin që të ndikohej në zgjedhje.

Sipas një marrëveshjeje të arritur me prokurorët federalë, 51-vjeçari Cohen mund të dënohet me katër deri në pesë vjet burg. Masa e dënimit do të jepet më 12 dhjetor.

Cohen pranoi fajësinë për gjithsej tetë akuza, duke përfshirë mospagim taksash dhe dhënie të një deklarate të rreme një institucioni financiar.

Duke deklaruar fajësinë, Cohen nuk përmendi me emër dy gratë apo Presidentin Trump dhe tha se kishte punuar me një “kandidat të paidentifikuar”. Por shumat e parave dhe datat e përmendura në seancë përkonin saktësisht me pagesat e bëra për zonjën Daniels dhe modelen Karen McDougal.

Pranimi i fajësisë nga Cohen erdhi pas shumë muaj hetimesh të hollësishme federale dhe prishjes së marrëdhënieve të tij me presidentin, për të cilin më parë ai thoshte se ishte gati ta mbronte qoftë edhe nëse “merrte vetë një plumb”.

Në muajin prill, FBI-ja bastisi dhomën e hotelit, shtëpinë dhe zyrën e zotit Cohen duke sekuestruar më shumë se 4 milionë dokumente dhe objekte të tjera. Gjatë bastisjes u kërkuan dokumente bankare, komunikimet me fushatën Trump dhe informacione rreth pagesave, përkatësisht 130 mijë dollarë për Daniels dhe 150 mijë për McDougal. Të dyja gratë kanë thënë se zoti Trump ka patur marrëdhënie intime me to, gjë që ai e ka mohuar.

Të martën, gjatë një vizite për fushatë në Virxhinian Perëndimore, Presidenti Trump nuk iu përgjigj pyetjeve rreth ish-avokatit të tij personal Cohen ndërsa po hipte në avionin presidencial Air Force One.

Presidenti ka shprehur publikisht pakënaqësi për atë që ai thotë se është një ndërhyrje e tepërt e qeverisë, ndërkohë që privatisht është treguar i shqetësuar për materialet që mund të ketë patur në zotërim Cohen, i cili kishte punuar për Organizatën Trump gjatë një dekade. Zoti Trump e quajti bastisjen “një gjueti shtrigash”, një sulm ndaj privilegjit avokat-klient dhe një sulm politikisht të motivuar nga armiqtë në FBI.

Ekipi i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller, që po heton rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA, ia referoi prokurorëve federalë në Manhatan çështjen Cohen, pasi kjo kishte të bënte me marrëdhënie të tij financiare.

Para zgjedhjeve, Cohen ishte anëtar i besuar i organizatës Trump dhe punonte në një zyrë në kullën Trump shumë pranë asaj të shefit të tij.

Ai organizoi grumbullimin e miliona dollarëve për fushatën e kandidatit Trump.
Vitin e kaluar, pasi u intervistua nga Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve, ai i tha revistës Vanity Fair se zoti Trump nuk kishte të bënte fare me komplotin e dyshuar rus për të manipuluar zgjedhjet, raporton VOA.

Mbështetja fillestare e Presidentit për avokatin Cohen pas bastisjes që iu bë atij degjeneroi më pas në një grindje publike, duke nxitur hamendjet se, për të shpëtuar veten, Cohen mund të tregohej i gatshëm t’u jepte prokurorëve disa nga sekretet e tij me zotin Trump.

Më vonë, ekipi i tij publikoi një regjistrim të një bisede me zotin Trump, ku të dy diskutonin për një prej pagesave me të cilën do t’i mbyllnin gojën njërës prej grave. Pas publikimit të këtij regjistrimi, zoti Trump shkroi në Twitter: “Cili është ai avokat që regjistron fshehurazi klientin e vet? Sa gjë e trishtuar!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHENJA LAMTUMIRE/ RAKTICIT nuk do t’i rritet RROGA tek Barça, PSG fërkon duart
Previous article Panucci pajtohet me realitetin/ Italiani bën lëvizjen e papritur përpara ndeshjes me Izraelin

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT