Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar sot me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim në fjalën e tij në Kuvend.
Duke folur për procesin e rindërtimit, që është kritikuar fort nga opozita PD-LSI, Balla tha se “nuk kam ndonjë shpresë se mund të ftillohen”.
“Procesi i rindërtimit po ecën shkëlqyer, ne kemi sy në ballë e nëse ato na mungojnë mjafton të dëgjojmë, por unë do ftoja çdo deputet të opozitës këtu se për ata të jashtëparlamentares nuk kam ndonjë shpresë se mund të ftillohen, ata duhet të kalojnë një 4 vjecar tjetër për tu ftilluar, por ju këtu mund të shkoni ne Laç, Manzë, Shijak e Durrës, aty ku po ndërtohen qytete të reja.
Për ata që e ndiejnë veten përfaqësues të popullit në këtë sallë apo jashtë kësaj salle, bujqësinë, vetëm PS i ka qëndruar fshatit afër si askush tjetër në këto 30 vite.
Për Lulin mbjellje nuk ka se nuk di të punojë, por ajo që ka rëndësi në një vit të vështirë kemi arritur të planifikojmë dhe mbështetje për bujqësinë”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla preku dhe çështjen e bojkotit të zgjedhjeve nga opozita teksa tha se shpreson që në 25 prill të mos ketë më bojkot.
“Teksa shkojmë drejt 25 prillit, shpresoj e besoj që histori të vjetra të opozitës jo parlamentare me bojkote zgjedhjesh të kenë marrë fund, por dua të rinënvizoj dicka që e kam thënë sa herë kam folur për ceshtje të kuadrit zgjedhor në Shqipëri, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit.
Është detyrim i KQZ tashmë të zbatojë Kushtetutën e kodin zgjedhor për dhënien e mundësisë për shqiptaret që jetonë jashtë territorit të votojnë, mundësia është aty.
Vota me post edhe në SHBA funksionoi më së mirë dhe në Kosovë në 14 shkurt funksionon më së miri dhe në vende të tjera. S’gjej arsye pse ju demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun në krye s’pranoni që vota e shqiptarëve jashtë territorit të mundësohet, është një pikë turpi për PD të vazhdojë bashkë me patericën e vet LSI ta kundërshtojë por i bën nder zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Balla.


