• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON METËN/ Rama: Mendoni të lërë Mercedesin që e përdor pa eskortë kur shkon në takimet misterioze e të marrë kalin
Home
Politikë

IRONIZON METËN/ Rama: Mendoni të lërë Mercedesin që e përdor pa eskortë kur shkon në takimet misterioze e të marrë kalin

22 February, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironine për Presidentin Ilir Meta sa i përket mbledhjes së politikanëve në salla të vogla duke thyer rregullat e pandemisë së koronavirusit si dhe gjobat ndaj tyre.

Ndër të tjera, Rama tha se do të përpiqet të bien në konsensus për mënyrën se si do të zhvillohet fushata që të gjithë t’i respektojnë rregullat e koronavirusit.

Nderkohe qe ka nenvizuar me ironi, se gjithkush mund te imagjinoje se çfare mund te ndodhe nese Presidenti le mercedezin modern qe perdor zakonisht pa shoqeruesit, ne takimet misterioze dhe merr kalin s’ka gje qe e frenon.

“Unë po mendoj, se di si mund të realizohet në kushtet e kësaj lloj hapësire shumë të ngushtë njerzillëku në arenën politike që forcat politike, të paktën kryesoret që janë në garë të merren vesh se çfarë do bëjnë dhe si do e bëjnë me 25 prill.

Mos harroni që çdo shtrëngim masash do interpretohet si reagim diktatorial i Edi Ramës për të zvogëluar hapësirën e fitimtarëve për të marrë Pallatin e Brigadave dhe për tu shtrirë në krevatin e perandorit.

Kjo është për koston, por efektin. Kjo është një demek shumë i madh për fat të keq, mund ta shkruash masën por mund të mos funksionojë.

Po diskutojmë dhe po shohim mos gjejmë një rrugë duke iu referuar ekspertëve të tjerë përveç Komitetit të Ekspertëve, nga ata të cilët duhet të respektojnë masat më shumë, me ndonjë përjashtim që është ndëshkuar, përfaqësuesit e shumicës i respektojnë, le të flasin ekspertët e tjerë, të japin ide si do zhvillohet kjo fushatë, kush do jenë kornizat e veprimit.

Të ketë një balancë, një marrëveshje dhe të gjithë t’i respektojnë rregullat. Çdo gjë që në këto kushte bëhet nga ana e qeverisë, kontestohet për 1001 arsye. Në fushatë, çdo gjë që ndodh është ta kthesh në disfavor për kundërshtarin.

Përfytyroni që presidenti mund të lërë Mercedesin që e përdor aktualisht pa eskortë kur shkon në takimet misterioze, të marrë kalin, mund të angazhojë 200-300 nga këta të dekoratave, tu japë ndonjë shpatë, atëherë është e vështirë që ta frenosh po nuk pate një konsesus se si do bëhet kjo. Rreziku për kuajt bëhet imediat sepse mund të tërbohen dhe kuajt”, deklaroi jo pa ironi Rama!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATË EMERGJENTE NË SHBA/ Acari solli KRIZË ushqimore. Në Teksas, boshatisen...
Previous article DO E ADHURONI SAPO TA SHIHNI/ 7 ide kombinimesh për bluzen më të famshme të momentit

F.autor

Postime të ngjashme

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT