• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON METËN/ Balla: Zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore, jo ato ligjore
Home
Politikë

IRONIZON METËN/ Balla: Zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore, jo ato ligjore

4 June, 2021 s.autor Politikë

Nga manastiri i “Shën Joan Vladimirit” në Shijon, Elbasan, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj edhe deklaratës së sotme të Presidentit Meta. Balla tha se Zoti fal vetëm mëkate shpirtërore dhe jo penale.

“Në hyrje të kësaj kishe që për mua është një objekt shumë i dashur, mund të them se kisha dhe zoti fal vetëm mëkat shpirtërore dhe jo ato penale. Kaq mund të them. Apeli im është se do të doja që këtu me mua të ishin edhe kolegët e PD-së, ftesa ime të vijnë ta vizitojnë Manastirin e Shën Joan Vladimirit. Këtu sot bashkë me ne janë besimtarë nga Mali i Zi dhe Serbia. Siç na bashkon ky shenjt, duhet të bashkohemi brenda politikës shqiptare dhe mbi të gjitha brenda këtij rajoni”, tha ai.

Gjithashtu Balla tha se Manastiri i “Shën Joan Vladimirit” është mikpritës i pelegrinazhit të besimtarëve ortodoksë nga gjithë Ballkani, ndërkohë që tani ndodhen edhe lipsanet e shenjtorit.

“Me vendosjen e lipsaneve ftoj të gjithë besimtarët ta vizitojnë këtë vend të shenjtë, vend i krenarisë sonë në aspektin e traditës qindravjeçare të besimit të krishterë në Shqipëri. Gjej rastin të falënderoj autoritetet më të larta dhe ato vendore të komunitetit ortodoks për ruajtjen dhe vijimësinë e kësaj tradite”, deklaroi Balla.

Me tej gjatë fjalës së tij Balla theksoi se “Elbasani është kryeqyteti i bashkëjetesës ndërfetare dhe ne kemi detyrimin që në frymën e kësaj bashkëjetese fetare të punojmë të gjithë së bashku pa asnjë dallim në të mirë të zhvillimit të kësaj zone”

“Propozimi im ndaj kishës është që pelegrinazhi të jetë 1 javë. Këtu vijnë besimtarë të krishterë nga Mali i Zi, Greqia e Bullgaria. Shën Joan Vladimiri është simbol i mirëfilltë i asaj që ne në Ballkan duhet të kemi, modele të bashkëjetesës dhe integrimit. Modeli i integrimit evropian duhet të na orientojë të gjithëve”, tha Balla, ndërsa kërkoi që të rriten kapacitetet akomoduese në këtë destinacion të shenjtë dhe kulturor për qarkun e Elbasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KAM ASNJË..."/ Berisha nuk e mohon se Basha mund të jetë gëzuar nga shpallja e tij ‘non grata’ nga SHBA
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Asnjë humbje jete, regjistrohen 12 raste të reja në 24 orët e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT