• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON KËLLIÇIN/ Endri Shabani: E kopjoi keq idenë tonë për transport falas, e kemi vetëm për…
Home
Politikë

IRONIZON KËLLIÇIN/ Endri Shabani: E kopjoi keq idenë tonë për transport falas, e kemi vetëm për…

7 April, 2023 F.autor Politikë

Kreu i Nisma Thurje Endrit Shabani ironizoi premtimin e kandidatit të opozitës për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit për transport publik falas, duke thënë se e kishte kopjuar prej tyre.

Shabani tha se premtimi i Nisma Thurje për transport publik falas përfshin vetëm pensionistët, studentët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Ai shtoi se partia synon të marrë vende në Këshillin Bashkiak për të sjellë ndryshime pozitive në kryeqytet.

“Na i kanë marrë neve se e kemi nisur më herët por s’jam i sigurt nëse e kanë kuptuar drejt. Ne kemi propozuar që të kemi transport publik të unifikuar. Problemi më i madh që ka sot Tirana është transporti publik, ku është ineficent. Duam të shkojmë në këshill bashkiak si pykë, të heqim shumicën e të rinisim kontrollin. Është fokusuar te kryetari i bashkisë por harrohet këshilli bashkiak kur merren vendime.

Privatët këta kanë leverdi që autobusët të lëvizin ngadalë. Leverdia e autobusit që lëviz ngadalë është se nëse autobusi vjen çdo 1 orë, do futen më shumë njerëz. Sa më ngadalë të lëviz autobusi, aq më pak harxhojnë për stafin, konsumin, kështu që e gjitha është qëllimi i fitimit. Ne sot nuk vëmë dot GPS se privati nuk do të kontrollohet. Kategoritë që duhet të lëvizin falas janë studentët dhe pensionistët. Po ashtu të bëjmë dhe 100 lekë biletën që ta përdorësh gjithë ditën në të gjitha linjat e të reduktojmë trafikun” – tha Shabani për Report TV.

Ai shtoi më tej se Nisma Thurje propozon që linja e transportit duhet të jetë publike ndërsa theksoi se nuk ka asnjë arsye që transporti publik të jetë falas për kategoritë e tjera të qytetarëve.

Trafiku është humbje ekonomike, gjë që zgjidhet nga këshilli bashkiak. Këtë se kam parë të artikuluar as nga Belind Këlliçi, as nga Erion Veliaj. Propozimi ynë është që linja duhet të jetë publike. Skema aktuale ku private kanë marrë monopolet i imponohen bashkisë. Nëse këshilli bashkiak do mbetet si tani, premtimet bëhen dhe mbeten aty.

Unë besoj që garancia më e madhe që mund të kenë qytetarët e Tiranës është duke çuar këshilltarët e Nismës Thurje. Transporti falas për pensionistë dhe student, personat me aftësi të kufizuar. Për të tjerët besoj se nuk ka asnjë arsye pse të jetë falas. Një njeri e merr makinën sot se lëviz më shpejt, jo se është më lirë. Në Gjermani nuk bëhet fitim me autobusët” – shtoi Shabani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 14 MAJI/ Berisha dhe Meta bëhen bashkë, prezantojnë kandidatin e tyre në Vorë
Previous article FESTON DITËLINDJEN/ E gjeni dot sa vjeç mbush sot Kledi Kadiu?

F.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës Politikë

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT