Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar me fjalën “ekstrem” kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, ky i fundit mëngjesin e sotëm bëri me dije se nuk do t’u largohet sporteve ekstreme.
Në një postim në rrjetet sociale, perfaqesuesi i LSI shkruan se gjithçka në Shqipëri është ekstrem, përfshirë edhe kryeminstrin Rama dhe pushtetin e tij.
Postimi i plotë:
Si është puna!
Presidentit i pëlqejnë sportet ekstreme.
Kryeministrit pushteti ekstrem.
Të gjithë të tjerët duhet të gjejnë “ekstremin” e tyre që ju pëlqen.
Nëse nuk e gjejnë, duhet të gëzohen për ekstremin e tjetrit.
Asgjë normale…
Ekstrem…


