• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON DEPUTETËT E PD/ Spiropali: Ju dëgjoj me ëndje, më pëlqen theksi dhe toni juaj!
Home
Politikë

IRONIZON DEPUTETËT E PD/ Spiropali: Ju dëgjoj me ëndje, më pëlqen theksi dhe toni juaj!

2 November, 2021 F.autor Politikë

Mbledhja Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet projektligji i propozuar nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, në lidhje me krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, u shoqërua me debate të shumta mes kësaj të fundit dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Pikënisje e debatit, ishte një ironi e bërë nga Spiropali ndaj deputetëve të opozitës. Ministrja në fjalën e saj inkurajoi deputetët Alibeaj dhe Bylykbashi që të vijonin teatralitetin e oponencës ndaj projektligjit, pasi asaj i shijonte toni dhe theksi i tyre. Në këtë pikë ndërhyri deputeti Bylykbashi, i cili i kërkoi ministres të bënte kujdes me fjalët pasi ndodhej në Komisionin e Ligjeve.

Pjesë nga biseda:

Elisa Spiropali: Unë ju falënderoj ju dhe të gjithë komisionin për kontributin e dhënën në këtë projektligj. E posaçërisht ju që si relatore të projektligjit që në dakordësi me grupin nismëtar arriti në këtë produkt që jo vetëm nuk u lexua këtu, as nuk është lexuar përpara se të vihej në këtë komision. Pavarësisht teatralitetit të shquar të disa deputetëve këtu që unë i dëgjoj me ëndje, sepse më shijon toni dhe theksi.

Oerd Bylykbashi: Zonja ministre bëni kujdes kujdes kur flisni, jemi në Komisionin e Ligjeve.

Elisa Spiropali: Ju të bëni kujdes! Nuk ju drejtova juve njëherë.

Oerd Bylykbashi: Bëni kujdes kur flisni në Komisionin e Ligjeve

Elisa Spiropali: Ishte një kompliment, por së fundi edhe komplimentet nuk i pranoni , jeni shumë të shqetësuar. Për sa i përket çështjeve që ju diskutuat, dua të them që zoti Alibeaj i është referuar një varianti të vjetër të projektligjit dhe po diskutonte në parim. Diskutime të cilat në i kemi ezauruar. Unë e kuptoj ju do ta bëni këtu diskutimin tuaj, do ta bëni dhe në seancë patjetër, e keni këtë të drejtë. Madje flisni sa më shumë se mirë është që qytetarët t’iu dëgjojnë. Për sa i përket ndryshimeve është kontribut i përbashkët këtu.

Enkelejd Alibeaj: Ligji Spiropali apo ligji Bushka ndajeni këtë muhabet?

Elisa Spiropali: Do doja të ishte shumë ligji Spiropali, por ka qenë dhe propozimet e relatores dhe të grupit nismëtar që kanë arritur në këtë produkt për tu miratuar këtu në Komisionin e Ligjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ Si i zhvati “Call Center-i” në Tiranë 9 700 euro gjermanes duke i premtuar milionat me Bitcoin
Previous article TEFTA TASHKO KOÇO/ 111 vjet nga lindja e sopranos së madhe shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT