Sekretari për marrëdhëniet me Mediat dhe Shoqërinë Civile në Partia Socialiste, Alfred Peza komenton deklaratën e kreut të PD Lulzim Basha, i cili thotë se lapsuset nuk kushtojnë asnjë lek dhe se do t’i publikojë i pari vetë.
Peza thotë se një kandidati për kryeministër lapsuset nesër i kushtojnë shumë.
“I madh Luli! 🤣🤣 A e dëgjuat se çfarë tha sot?
“Herë tjetër kur të bëj lapsus, do ta nxjerr unë i pari. Nuk ka rëndësi që bëj lapsuse, ato nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve, asnjë lek, asnjë qindarkë. Ajo që thashë dje është lapsus”.
Po pra, po.
Nuk kanë rëndësi lapsuset për këdo tjetër në këtë vend, por jo për kandidatin për Kryeministër, Lulo.
Sepse ato nesër, do na kushtojnë. Shumë, madje. Kjo është çështja! 😉🧐”, shkruan Peza në rrjetin social.
Alpenews.al