Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat e LSI-së në Njësinë nr.8 në kryeqytet bëri thirrje sërish për pjesëmarrje masive në protestën e 27 janarit përpara kryeministrisë.
“Sot është koha për të kontaktuar me njerëzit e për t’i ftuar më 27 janar për të qenë të gjithë në Bulevard për të protestuar, jo nën flamurin e LSI, por si qytetarë, për të treguar që shqiptarët janë një popull që mund të bësh si të duash me ta,” tha kryetarja e LSI.
Gjithashtu Kryemadhi kujtoi edhe këngëtarin Klajdi Musabelliu, sipas të cilës në fund të muajit do të largohej nga Shqipëria.
“Klajdi Musabelliu kishte mbaruar për komunikimi mediatik, për shkenca komunikimi, fatkeqësia tjetër e tij ishte se ishte i LSI, Kryeministri e shkarkoi se nuk kishte të njëjtën bindje politike si Rama. Këto gjëra kanë ndodhur në kohën e diktaturës, por kjo diktaturë e krimit është më e keqe se ajo që kemi kaluar, se po shpërbëhet vendi, është kthyer vend i trafikimit të drogës,” tha Kryemadhi.
Në tetorin e vitit të kaluar, kreu i qeverisë Rama duke sulmuar LSI-në nga Asambleja e PS-së tha se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë gjetur edhe këngëtar të punësuar.
“Unë këngëtar, gazetar, dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, se sa të lëpij mendere në këtë kohë bandash, droge, dhe neokomunizmi që po instalon ti. VFLP i nderuar ”, shkruajti Musabelliu në atë kohë për t’iu përgjigjur Ramës.


