• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“IRONIA E JETËS”/ Pas jetës së shthurrur fituesja e llotarisë nuk ka më para për të birin e sëmurë
Home
Jetë

“IRONIA E JETËS”/ Pas jetës së shthurrur fituesja e llotarisë nuk ka më para për të birin e sëmurë

18 August, 2018 F.autor Jetë

Janë disa gjëra në jetë që as paratë e të gjithë botës nuk mund t’i ndryshojnë.

15 vjet më parë, Callie Rogers, kur ishte vetëm 16 vjeç, u bë milionerja më e re në moshë në Britani. Ajo fitoi 1.8 milionë paund në llotari. Të gjithë menduan se ajo e kishte siguruar jetën. Por jo… Për më pak se një dekadë paratë u zhdukën për… as ajo nuk është e sigurt se për çfarë.

Bënte pushime, zotëronte shtëpi (një për të ëmën, një për gjyshen dhe disa për vete) dhe operacione për zmadhimin e gjoksit.

Kishte dhe shumë makina, të cilat ia dhuronte të dashurve, me të cilët ndahej shumë shpejt. Kishte dhe drogë… por kishte dhe shumë sulme fizike. Por nga gjithçka, përfundoi në asgjë.

Sot, djali 6-vjeçar i saj, Blake ka paralizë cerebrale dhe është me aftësi të kufizuara.

Megjithëse ai ka buzëqeshjen më të bukur dhe dashuron përqafimet, nuk mund të ecë pa ndihmë, nuk mund të flasë dhe as të gëlltisë siç duhet.

Trauma që Blake pësoi në lindje, e cila sipas të ëmës, ka çuar në mosfurnizimin e trurit me oksigjen, vrau vëllain e tij binjak.

Besohet se ai do të ketë nevojë për përkujdesje përgjatë gjithë jetës së tij. E ëma e tij e di që nëse disa gjëra do të ishin ndryshe, rrugëtimi i Blake do të ishte pak më i lehtë. Nëse do të dinte menaxhonte paratë që fitoi nga llotaria për shembull…

“Shumicën e kohës mua nuk më interesojnë paratë. Nuk kam qenë kurrë për rroba apo makina të shtrenjta. Por ajo për të cilën pendohem më shumë është që paratë nuk janë më për Blake. Ai e do stimulimin ndijor. Nëse do t’i kisha ato para do t’i bleja dhomën më të madhe ndijore”, u shpreh ajo.

Ajo ka dhe dy fëmijë më të rritur, Kian 13 vjeç dhe Debonyn 11 vjeç, të cilët jetojnë me të atin, pasi Callie humbi kujdestarinë sepse tentoi dy herë vetëvrasjen.

Pas gjithë eksperiencës së saj si milionere, ajo thotë se tani gjithçka për të janë fëmijët e saj. Calli u shpreh se do t’iu mësojë vlerën e parave, që duhet punuar për t’i fituar dhe po ashtu për t’i mbajtur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKOLAR/ Gjuan RONALDO, shikoni ku përfundon topi (VIDEO)
Previous article KRIZA DEMOGRAFIKE/ Përse linden pak fëmijë? Flasin të moshuarit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT