Është ulur sot avioni i parë në aeroportin e Kukësit dhe entuziasmi i qytetarëve si atyre të pranishem por edhe atyre në rrjet sociale nuk mungoi.
Avioni “Air Albania” u nis nga Londra ku mori emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, më pas është ndalur fillimisht në Rinas ku kanë marrë kryeministrin Edi Rama dhe fluturimi ka vijuar drejt Kukësit.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike nxitoi të bente një njoftim teksa shkruan se gjithçka njerëzit panë në të vertetë nuk ekzistonte.
Nuk ka munguar as ironia nga socialistët, teksa sekretari i mediave Alfred Peza ka “thumbuar” kreun e PD për një nga premtimet më famoze kur ishte kryetar Bashkia që ende dhe sot duket sureal.
Statusi:
“Aeroporti i Edi Ramës në Kukës VS. Tramvaji i Lulzim Bashës në Tiranë- Bëjini llogaritë vetë.“, shkruan Peza.


