• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRENA BEQIRAJ/ Përse ua “nxij jetën” vajzave
Home
Blog

IRENA BEQIRAJ/ Përse ua “nxij jetën” vajzave

18 January, 2018 Redaktor1 Blog

Debati i fundit për gacmimet seksuale më kujtoi një histori të vjetër.

Kur jepja mësim në një universitet në fund të semestrit bëhej vlerësimi i pedagogut.

Ndër gjithë komentet plot batutë e humor ca syresh edhe ironik të studeteve të mi… më bëri përshtypje një prej tyre që nga konteksti ishte i një vajze: “… profesoresha është shumë tolerante me çunat! Vajzave ua nxiu jetën!”.

Kishte të drejtë. Leksionin e fundit ju drejtova vajzave të kursit me këto fjalë:

Vajza të dashura, është e vërtetë, jam shumë kërkuese me ju.

Po a e dini çfarë u pret sa të dilni nga këto auditore?

Një realitet tejet maskilist edhe vanitoz.

Të bukura, të reja 70 % e juaja do të gjejnë një shef mashkull në zyrën e parë.

Mendimi i parë që disa syreve do t’u kalojë kokës si shigjetë është “çfarë fshihet poshtë fustanit” e vetëm me zotësi e besim tek vetja do të mund ta përqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo që ju dini.

Bota jashtë është vanitoze të dashurat e mia.

Në këtë vanitet mbytës çdo gjëje i vihet një çmim.

Edhe juve do përpiqem t’u vendosin një çmim, një rrogë më të mirë, karrierë më të shpejtë, do jeni gjithmonë në tundimin për të qenë ju ylli në ngjitje.

Por, është vetëm çmim, jo vlerë.

Duhet të jeni të përgatitura, inteligjente, të zonjat e vetes, të afta për t’i shpëtuar këtij rrethi vicioz.

Edhe e fundit, asgjë mos kërkoni dëshpërimisht në këtë jetë, përveç pavarësisë edhe integritetit.

E këto të dyja mund t’i keni, vetëm kur e keni kokën plot, edhe keni më shumë për të ofruar sesa bukurisë edhe trupit.

Prandaj, jam kërkuese me femrat e do vazhdoj të jem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befason Milan, siguron firmën e talentit kroat Mionic
Previous article Tuna ndryshon profesion. Ajo shfaqet duke... (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT