Rudina Magjistari nuk do të bëjë asnjëherë një dasmë. E ka treguar në “Thumb” këtë gjë. Ajo është mami i një vajze të vogël dhe tani që Mia u rrit, ecën vetë, e kupton më shumë, mund të mendohej ndonjë ceremoni. Se kështu bëjnë shumë çifte sot. Po jo Rudina. Ajo e bëka çdo ditë nga një dasmë të vogël.
“Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur një dasmë e vogël. Është një nusërim i vogël! Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për look-un, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, tha Rudina.
E po të kemi parasysh sa vite ka Rudina në televizion, e sa programe ka bërë, qenka martuar me qindra herë.