• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Iranianja 4 ditë në morg, banorët e Manzës: Turp i madh ta lesh njeriun pa varr, ata kanë qëllime të tjera (VIDEO)
Home
Sociale

Iranianja 4 ditë në morg, banorët e Manzës: Turp i madh ta lesh njeriun pa varr, ata kanë qëllime të tjera (VIDEO)

12 May, 2018 anxheladoko Aktualitet, Sociale

Më 4 maj, në Manzë të Durrësit, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, një prej ish-politikaneve të opozitës Marzieh Rezaie, e cila i doli kundër sundimit të Shahut në Iran. Vdekja e saj në Manzë ku jetonte prej muajsh si azilante politike, solli një debat të madh e dy qëndrime të kundërta midis një grupi banorësh dhe komunitetit të banorëve në Manzë. Një grup nga banorët e Manzës kundërshtuan varrimin e saj në varrezat e fshatit, madje trupi mbeti për katër ditë në morg, ndërsa së fundi ky grup ka kërkuar edhe zhvarrimin nga këto varreza dhe krijimin e një varreze tjetër për banorët muxhahedinë të strehuar në kampin që po ndërtohet në këtë fshat.

Por banorët e Manzës pasi janë njohur nga media me këto qëndrime, janë shprehur kundër idesë së zhvarrimit të zonjës nga varrezat e fshatit. Në intervista, banorët thonë se nuk është në dinjitetin e shqiptarëve të mos lejojnë varrimin e të vdekurve, apo të kërkojnë zhvarrimin e tyre. “Na kanë marrë fëmijët nga emigracioni në telefon e na thanë ç’janë këto turpe që po bëhen në fshat? Ky është turp i madh se edhe kafsha çohet në tokë e varroset, jo më njeriu që është njeri. Manzakët nuk bëjnë të tilla gjëra, ata që i bëjnë kanë qëllime të tjera”, thotë Zyra Huqi, banore prej 50 vjetësh në Manzë.

Banorët thonë se shqiptarët gjenden kudo në botë, po të kërkojnë të gjithë shtetet të njëjtën gjë, si do të ndjehen shqiptarët? “Kemi varrosur pushtuesit këtu, italianë, grekë e serbë. Si nuk paska tokë për ata që janë përzënë nga atdheu”?

Në xhaminë e fshatit, më të moshuarit thonë se kanë marrëdhënie të mira me muxhahedinët. “Problemi qëndron te varrezat. Nuk ka më vend, por kjo nuk do të thotë që duhet të zhvarrosen të vdekurit. Bashkia t’i gjejë zgjidhje këtij problemi. Meqë s’ka vend të blejë tokë tjetër për varreza për të huajt”, thanë ata.

Muharrem Sula, administrator i njësisë vendore Manzë, në një lidhje telefonike për “DurrësLajm”, tha se ka zhvilluar takime me komunitetin e banorëve dhe atë muxhahedin. “Kemi zhvilluar takime pasi një grup banorësh dolën kundër. Komuniteti muxhahedin është treguar shumë bashkëpunues. Ata na thanë na vendosni një tokë në dispozicion për varreza. Nëse nuk doni e bëjmë zhvarrimin e zonjës, dhe e varrosim në varrezat që do na jepni në dispozicion. Ata janë treguar shumë miqësorë”.

Ditë më parë, një grup banorësh deklaruan se të intensifikojnë protestat deri në bllokim rruge nëse iranianja nuk do të zhvarrosej nga varrezat e vjetra të fshatit.

I gjithë ky debat i hapur bëhet sepse një grup banorësh duan të shesin tokat që janë pranë kampit për muxhahedinët. Këta banorë pretendojnë që në këtë mënyrë të shesin tokat bujqësore me çmime të larta për varrezat e muxhahedinëve. Aktualisht kampi ka në dispozicion 45 hektarë tokë që banorët e shitën lirë disa vjet më parë, kur edhe u arrit marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane për strehimin e rreth 3 mijë azilantëve politikë nga Irani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusi 2018 / Këto janë 9 favoritët kryesorë për të fituar "Këpucën e Artë"
Previous article Lista/ 18 sportistët e rinj më të pasur të Britanisë

anxheladoko

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në...

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO) Aktualitet

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO)

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT