• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Irani kërcënon me vazhdimin e programit atomik
Home
Nderkombetare

Irani kërcënon me vazhdimin e programit atomik

4 May, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Marrëveshja e Vjenës synon të pengojë që Irani të zhvillojë armë atomike. Deri tani me sa duket Irani i është përmbajtur kësaj. Kurse tani Irani kërcënon se do ta rinisë pasurimin e uraniumit.

Irani nuk ka dëshirë që të zhvillojë negociata të reja për marrëveshjen ndërkombëtare atomike. Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohhamad Javad Zarif tha në një video të publikuar në YouTube dhe në Twitter se vendi i tij as do të negociojë dhe as do ta pranojë marrëveshjen.

Në rast të braktisjes së Marrëveshjes nga Presidenti i SHBA Donald Trump, Irani do të tërhiqet nga ajo. “Po të largohen SHBA nga Marrëveshja, as ne nuk do të rrimë,”tha Ali Akbar Velajati, këshilltari për politikën e jashtme i kreut fetar të Iranit, Ayatollah Ali Chamenei, sipas televizionit shtetëror.

Ndryshim i bashkëpunimit me IAEA

“Po të dalin SHBA nga Marrëveshja do të thotë se nuk ka më marrëveshje”, i tha edhe Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeidinedschad CNN-it. Në këtë rast, vendi i tij është “i gatshëm të kthehet në gjendjen e mëparshme”.

Kjo do të sillte edhe marrëdhënie të reja me Organizatën Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore IAEA, tha diplomati. Si masa të mundshme diplomati përmendi rinisjen e pasurimit të uraniumit.

Marrëveshja atomike e Vjenës e vitit 2015 midis Iranit dhe pesë fuqive me të drejtë vetoje të OKB-së dhe Gjermanisë synon të pengojë që Teherani të fitojë aftësitë për të zhvilluar armë atomike. Në bazë të Marrëveshjes, Teherani e ka reduktuar dukshëm pasurimin e uraniumit dhe ka lejuar kontrolle më të ashpra të IAEA./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Veprimet e tua krijojnë të ardhmen/ 12 ligjet e Karmës që do ta ndryshojnë jetën tënde
Previous article “Milionerët” shqiptarë, sa persona e kanë pagën mbi 120,000 lekë në muaj

Redaktor2

Postime të ngjashme

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite Botë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT