• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“IRANI DO SULMOJË IZRAELIN”/ Paralajmërimi i CIA: Brenda 48 orësh, shpagim për sulmin ndaj konsullatës në Damask
Home
Botë

“IRANI DO SULMOJË IZRAELIN”/ Paralajmërimi i CIA: Brenda 48 orësh, shpagim për sulmin ndaj konsullatës në Damask

4 April, 2024 s.autor Botë

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës paralajmëroi Izraelin se Irani mund të nisë një operacion madhor ndaj tij brenda 48 orësh, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit izraelit, që shkatërroi konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë zyrtarë dhe gjeneralë iranianë, sipas raporteve në media.

Udhëheqësit në Republikën Ismaik janë zotuar për hakmarrje. “Ky sulm nuk do të mbetet pa përgjigje”, deklaroi presidenti Iranian Ebraham Raisi. Të shqetësuara se episodi vdekjeprurës i Damaskut mund të rikthejë në shënjestër edhe trupat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë situatën me kujdes.

Gazeta izraelite Haaretz pretendon se goditja e Tehranit ndaj shtetit hebre mund të vijë në formën e një “shiu raketash e dronësh ndaj bazave dhe zonave strategjike brenda Izraelit”. Gjeneral-lejtnant Alexus Grynkewich, komandanti i forcave ajrore amerikane për Lindjen e Mesme mendon se pohimi i Iranit se Shtetet e Bashkuara kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë për veprimet izraelite, mund t’i japë fund pauzës së sulmeve të grupeve paraushtarake pro-iraniane kundër forcave amerikane në rajon, e cila ka zgjatur që nga fillimi i shkurtit.

Për më tepër, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kundërshtuan të mërkurën dhe një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hartuar nga Rusia, e cila dënonte goditjen e konsullatës iraniane në Siri, ku humbën jetën 12 persona. Haaretz thotë se pikërisht me qëllimin të parandalojë sulme të mundshme me raketa e dronë nga regjimi i ajatollahëve, Izraeli ka nisur me ndryshimin e qëllimshëm të shërbimeve GPS në të gjithë vendin, ndërsa ka aktivizuar thirrjen erezervistëve të mbrojtjes ajrore për shërbim ushtarak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËNDRIMI I SHBA/ Blinken: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s
Previous article REPLIKAT NË KUVEND/ Gogu i kujton Flamur Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol...

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT