• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INXHINIERI I HITLERIT/ Babai i misionit hapsinor të NASA-s
Home
Teknologji

INXHINIERI I HITLERIT/ Babai i misionit hapsinor të NASA-s

20 July, 2019 F.autor Teknologji

Ndërsa perëndimi dhe Bashkimi Sovjetik po përplaseshin për të marrë mendjet më të ndritura të rangut të tretë, pas luftës, ShBA mundi të tërhiqte Verner Von Braun, inxhinierin e raketave që kish projektuar raketat V-2 të nazistëve, dhe rreth një qind nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirë të tij.

Ata u vendosën në një fshat të vogël, në Huntsville, ku ushtria shndërroi një arsenal armësh në një qendër për prodhimin e raketave e ku kontribuan për programin Apollo, që çoi njeriun në Hënë.

Fëmijët e tyre, vazhdojnë të jetojnë atje dhe të çojnë para trashëgiminë e tyre ndërkohë që ShBA feston përvjetorin e 50 të apollo 11.

“Nëse babai im do të kish qenë këtu sot, do të ishte i shokuar dhe i zhgënjyer që jo vetëm që nuk jemi kthyer në Hënë prej një kohë të gjatë, por edhe pse nuk kemi arritur ende në Mars, sepse kjo ishte në krye të axhendës së tij”- tha Margrit von Braun, vajza e Wernher von Braun.

Numri i personave që punuan për programin Apollo, ishte 400 mijë. Në 1961, presidenti John Kennedi, i kërkoi zëvendësit Lindon Johnson, të mundnin sovjetikët në hapsirë. Xhonson kontakton me babain e programit hapsinor të NASA-s, Verner von Braunin.

Ai ishte shpikësi i raketave naziste V2 që mbollën shkatërrim në Londër në luftën e dytë Botërore, por ishte dorëzuar tek amerikanët bashkë me 100 inxhinierët e tij më të mirë. E ai pranoi sfidën. Historianët në fakt ishin të ndarë për trashëgiminë e tij. Një pjesë e madhe e quanin kriminel lufte, ndërsa të tjerët e shihnin si një njeri që nuk kish patur zgjedhje tjetër veçse të punonte me rendin totalitar të kohës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET ME BRITANINË/ Trump: Irani shkakton vetëm probleme
Previous article PAMJET QË TË LËNË PA FJALË! Kur dita nis me plazhin e Gjipesë

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA MEKSIKANE GODET "META-n"/ 567 milionë dollarë gjobë për rrezikimin e fëmijëve Teknologji

GJYKATA MEKSIKANE GODET "META-n"/ 567 milionë dollarë gjobë për rrezikimin e fëmijëve

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri Teknologji

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT