• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INVESTUAN PARATË E KOKAINËS NË SHQIPËRI/ SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia
Home
Breaking News

INVESTUAN PARATË E KOKAINËS NË SHQIPËRI/ SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia

29 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Organizata kriminale e drejtuar nga i kërkuari Suel Çela, u zbulua dhe shkatërrua pas hetimeve të SPAK të koordinuara me partnerët në disa vende, përfshirë Belgjikën dhe Italinë ku janë kryer disa arrestime. SPAK ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të përcjellë kërkesat për ekstradimin në Shqipëri të të arrestuarve si pjesë e kësaj organizate, duke informuar se hetimet po vazhdojnë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë vendimtar për këtë goditje.

Paralelisht për personat e dyshuar si anëtarë të organizatës ka nisur edhe hetimi pasuror. Organizata dyshohet të ketë vepruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke përfituar shuma të konsiderushme parash te cilat i kane investuar edhe në Shqipëri në sektorë të ndryshëm.

Ndërkohë, autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara gjykatës. Më 27 nëntor, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 20 personat e akuzuar si pjesë e kësaj organizate ndërsa ndryshoi masën vetëm për avokaten e grupit Blerina Beqirin, nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje. Deri tani rezultojnë 4 persona në kërkim mes tyre kreu i bandës, Suel Çela, Prekë Kodra i cili konsiderohet snjaperisti i grupit, Fuad Verzivolli e Ledio Zabeli.

Të arrestuar në Belgjikë rezultojnë vëllai i Suelit, Mario Çela dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, Sergeri Hasanpapaj. Ndërsa në Itali u arrestua biznesmeni Bujar Shega, i cili konsiderohet truri financiar që pastronte paratë e grupit.

Në hetim me masë detyrim paraqitje janë edhe 2 gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, ky i fundit i akuzuar edhe si anëtar i bandës kriminale, të cilët sipas SPAK kanë përhapur në media informacione dezinformuese në favor të bandës së Suel Çelës.

Grupi i Suel Çelës
Arrest me burg për
-Mario Çela (i arrestuar në Belgjikë më parë për vepër tjetër penale)
-Xhino Roka
-Klaus Matishi
-Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)
-Bruno Azizolli
-Ledio Zabeli
-Marsel Roka
-Ado Xhika
-Metin Mehja
-Renato Hasani
-Pajtime Fetahu
-Dedan Gjoni
-Bujar Shega (i arrestuar në Itali)
-Hajdar Lala
-Në kërkim me masë sigurie arrest në burg në mungesë
-Suel Çela
-Prekë Kodra
-Fuad Verzivolli
-Skënder Sufaj
-Detyrim paraqitjeje:
-Artan Hoxha
-Elton Qyno
-Blerina Beqiri (avokatja)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBËRTHIMI I SKY ECC NË GREQI/ Kush është shqiptari që doli në komunikimet me oficerin grek
Previous article KISHTE SI DESTINACION EURPËN/ Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, arrestohen 2 shqiptarë

s.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT