• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INVESTIMI NË RRUGËN E “ZVËRNECIT”: Ndërhyrjet impakt pozitiv edhe në turizëm
Home
Ekonomi
Portret

INVESTIMI NË RRUGËN E “ZVËRNECIT”: Ndërhyrjet impakt pozitiv edhe në turizëm

27 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Vizitorët të cilët dëshirojnë të shkojnë në Zvërnec për të kaluar një ditë të bukur në plazh, tashmë nuk do t’ju duhet të shqetësohen më për rrugën e amortizuar te fabrika e sodës, pasi kjo e fundit është rikonstruktuar dhe është gati të ofroj komoditet për drejtuesit e automjeteve.

E transformuar nga një aks i pakalueshëm, në një rrugë e cila po finalizohet me të gjitha standardet, ky segment pritet që t’i shërbej zhvillimit të turizmit, bën me dije prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

“Rruga ka qenë e pakalueshme te petrolifera. Ne patëm një bashkëpunim me gjithë biznesin e zonës dhe petroliferën, ku bëmë të mundur nivelimin e rrugës, mbushjen me çakëll, deri ditën e sotme ku i kemi hedhur rërë bitumi mbi të. Kjo rrugë ka qenë një nga akset e pakalueshme e cila është kthyer në një rrugë të kalueshme, ku mund të udhëtohet normalisht dhe pa probleme. Kjo rrugë do ti shërbej më së miri turizmit, zonës së Zvërnecit si dhe petroliferës”, – theksoi Mamaj.

Përveç stimulimit të turizmit në këtë zonë, ndërtimi i kësaj rruge pritet që të ndikojë edhe në ekonominë lokale, pasi në Zvërnec ka një prezencë të shtuar të turistëve vendas si dhe të huaj.

“Për zonën e plazhit të Zvërnecit, petroliferën dhe për hotelet përreth do të ketë një impakt ekonomik, pasi janë shtuar turistët, si ata polak, hungarez dhe italian në plazhe.

Pjesa më e madhe e turistëve janë të zonës së Fierit, Vlorës, Beratit që shkojnë për të bërë plazh, por ka pasur edhe një fluks të lartë të turistëve të huaj, të cilët nuk e kanë frekuentuar këtë zonë për shkak të rrugës së amortizuar dhe të pakalueshme. Rruga po ndërtohet sipas të gjitha standardeve dhe brenda sezonit tjetër turistik do t’i ketë të gjitha standardet e duhura”, – theksoi prefekti.

Ndërtimi dhe kthimi brenda parametrave të kësaj rruge ka shtuar edhe fluksin e qarkullimit të automjeteve në këtë zonë, ku tani numërohen rreth 2000 mijë automjete në ditë që kalojnë në këtë segment rrugor.

“Para se të fillonte ndërtimi i rrugës, fluksi ka qenë shumë i pakët, pasi rruga ishte në gjendje shumë të keqe. Nga mesi i korrikut deri sot, fluksi në këtë rrugë është rritur ndjeshëm pasi plazhet e Zvërnecit janë plot. Në ditë vetëm në këtë rrugë mund të qarkullojnë mbi 2 mijë makina me destinacion plazhet. Fluksi  ka qenë i jashtëzakonshëm, plazhet e Zvërnecit janë plot me pushues”, – përfundoi Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË QYTETIN E DIBRËS/ Detajet: Çifti dhe fëmija u gjetën të shtrirë. Vrasësit kishin...
Previous article FLUTURIMET AEROPORTUALE: 2018 vit rekordi. 346 mijë pasagjerë vetëm muaji korrik

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT