• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INVESTIMET PUBLIKE/ Buxheti afatmesëm, ja rrugët që do të financohen deri në 2022
Home
Ekonomi

INVESTIMET PUBLIKE/ Buxheti afatmesëm, ja rrugët që do të financohen deri në 2022

4 October, 2019 k.autor Ekonomi

Përveç ndërtimeve madhore të segmenteve rrugore me anë të koncesioneve të Partneritetit Publik-Privat, edhe vetë shteti ka parashikuar të investojë direkt në disa nga rrugët nacionale në ndërtim gjatë periudhës që përfshihet në buxhetin afatmesëm, deri në vitin 2022. Nga buxheti i shtetit do të jepen miliarda lekë për të vijuar kryesisht segmente të cilat kanë filluar më parë, por që duan kohë të mbarojnë. Sipas buxhetit, qeveria parashikon që kantieret shtetërore të përfundojnë projektet e filluara në vitin 2021, që është edhe vit elektoral, gjatë të cilit do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Në radhë të parë, këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të kanalizohen fonde të konsiderueshme në projektin e jugut, që shkurton rrugën nga veriu drejt Sarandës. Tre lote të rrugës Kardhiq-Delvinë do të përfitojnë nga rreth 500 milionë lekë seicili këtë vit, por shifrat do të kalojnë në më shumë se një miliard lekë për secilin vitin e ardhshëm. Në buxhet përfshihet edhe loti 7, që përmban edhe ndërtimin e një tuneli, i cili e përfundon segmentin, por që kohët e fundit ka hasur në probleme me procedurat e tenderimit, duke qenë se ankesat e subjekteve pjesëmarrës kanë kthyer procesin nga e para. Për këtë lot të fundit parashikohen 560 milionë lekë këtë vit dhe 2.3 miliardë lekë vitin e ardhshëm.

Duke qenë se nuk parashikohet fond për vitin 2021, duket se qeveria parashikon që ta mbyllë gjithë rrugën vitin e ardhshëm. Unaza e Madhe e Tiranës është fronti tjetër që do të marrë fonde të konsiderueshme në kuadër të ndërtimit të rrugëve. Këtu punimet do të përqendrohen në pjesën perëndimore, ku ecuria pengohet nga protestat e banorëve të “Astirit”, si dhe nga bllokimi i tenderit për lotin tek sheshi “Shqiponja”, por do të përfshijnë edhe pjesën lindore, nga kthesa e Saukut deri tek Bregu i Lumit. Edhe këtu do të jepen më shumë financime vitin e ardhshëm, se këtë vit, me synimin që këto lote të përfundojnë kryesisht në vitin 2020, me përjashtim të lotit të “Shqiponjës” që mendohet të mbarijë në fund të 2021-shit.

Tjetër segment që do të marrë vëmendje, është ai i filluar që prej më shumë se gjashtë vjetësh, por të cilit iu ndryshua projekti. Fjala është për rrugën nga Qukësi në Qafë Plloçë, që shkurton shumë rrugën drejt Korëçës dhe Greqisë. Kjo vepër ndërtohet me financimin e disa investitorëve të huaj shtetërore ose nga organizata ndërkombëtare dhe gjithashtu parashikohet të mbarojë në fund të vitit 2020.

Një vepër e re është parashikuar në afërsi të TEG-ut në Tiranë, që do të konkretizohet në një mbikalim me kosto 1.6 miliardë lekë gjatë vitit të ardhshëm, kurse një risi tjetër është fillimi i ndërtimit të By Pass-it të Elbasanit, që shmang trafikun e rënduar brenda qytetit. Ky u fundit do të financohet në vitet 2020-2022.

Projekte të tjera janë rruga Krujë-Fushë Krujë, Skrapar-Përmet Loti 1, Elbasan-Banjë Loti 3, By Passi i Shkodrës, ai i Tepelenës, etj. Të gjitha këto projekte nuk kanë të bëjnë me grupin e investimeve me koncesion, si Rruga e Arbërit, Rruga e Kombit, etj.

Risitë

Një vepër e re është parashikuar në afërsi të TEG-ut në Tiranë, që do të konkretizohet në një mbikalim me kosto 1.6 miliardë lekë gjatë vitit të ardhshëm, sëbashku me ndërtimin e By Pass-it të Elbasanit

Zgjedhjet

Sipas buxhetit, qeveria parashikon që kantieret shtetërore të përfundojnë projektet e filluara në vitin 2021, që është edhe vit elektoral, gjatë të cilit do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË AUTOSTRADË/ Vdes në vend 19-vjeçari. Dalin detajet, dy persona të tjerë të plagosur (FOTO)
Previous article "NËSE LOJTARI NUK PARAQITET..."/ Zbulohen dënimet për skuadrën e Real Madridit: Pesha, vonesat në stërvitje… (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT