• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INVESTIMET NË KANALIZIME: Gati projekti për 26 fshatra të vendit (LISTA)
Home
Ekonomi
Portret

INVESTIMET NË KANALIZIME: Gati projekti për 26 fshatra të vendit (LISTA)

27 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Së shpejti rreth 17 mijë banorë në 26 fshatra të bashkive Dibër, Mat, Klos, Tropojë dhe Lezhë do të përfitojnë nga ndërtimi i rrjeteve të rinj të ujësjellësve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur procedurën e prokurimit publik për kompanitë e interesuara, i cili do i hapë rrugë zbatimit në terren të punimeve vjeshtën e këtij viti.

Sipas njoftimit, dorëzimi i ofertave mund të kryhet deri në datën 24 shtator, ndërkohë që nga momenti i lidhjes së kontratës me kompaninë fituese punimet do të zgjatin 12 muaj.

Investimi është pjesë e Projektit “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale III”, i cili parashikon ndërhyrje në shkallë të gjerë në zonat rurale në të gjithë vendin duke siguruar furnizim me ujë të pijshëm 24 orë/ditë pa ndërprerje me standardet më të mira.

Projekti parashikon ndërtimin e linjave të reja të furnizimit, rrjetit shpërndarës ndërtimin dhe rikonstruksionin e rezervuarëve dhe komponentë të tjerë të infrastrukturës.

Të gjithë konsumatorët do të pajisen me matësa dhe do të paguajnë tarifa të pranueshme sociale. Investimi do të sigurojë qëndrueshmëri dhe cilësi të lartë të furnizimit me ujë, duke plotësuar nevojat e banorëve gjatë gjithë vitit për një kërkesë për ujë prej 120 lit/banorë.

Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale është një Program i bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, Bashkimi Europian  dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Njësitë administrative ku do ndërtohen ujësjellësit e rinj:

Njësia Administrative Qendër Tomin Bashkia Dibër

Njësia Administrative Komsi Bashkia Mat

Njësia Administrative Llugaj dhe Tropojë Bashkia Tropojë

Njësia Administrative Kallmet Bashkia Lezhë

Njësia Administrative Gurrë, Suç Bashkia Klos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUTURIMET AEROPORTUALE: 2018 vit rekordi. 346 mijë pasagjerë vetëm muaji korrik
Previous article E PABESUESHME NË RUSI/ Kamioni vjen me shpejtësi të madhe. Ja si e shpëton qeni pronaren

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT