• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INVESTIME E KINËS NË BALLKAN/ Ndër shkaqet kryesroe bëhen, varfëria dhe gjendja e keqe në infrastrukturë
Home
Europë

INVESTIME E KINËS NË BALLKAN/ Ndër shkaqet kryesroe bëhen, varfëria dhe gjendja e keqe në infrastrukturë

24 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Mediat gjermane pohojnë se Kina “e ka zbuluar për vete” rajonin e Ballkanit, respektivisht ish-republikat jugosllave, të cilat prej shpërbërjes së shtetit të përbashkët nuk kanë arritur të afrohen seriozisht me Bashkimin Evropian. Edhe 20 vite pas luftës, këto vende përballen me infrastrukturë të dobët dhe kushte të rënda jetese. “Kjo gjendje e bën Ballkanin një territor ideal për futjen e Kinës në tregun e atjeshëm dhe krjimin e një të ashtuquajture ‘rrugë e mëndafshtë'”, shkruajnë mediat gjermane.

Rruga e mëndafshtë

Gazeta shkruan, se Kina në këtë mënyrë do të krijojë një ndërlidhje me rrugën prej Azisë, nëpër Afrikë e deri në Evropë. Vendet të cilat janë në këtë rrugë mund të përfitojnë nga kreditë bankare kineze, në një kohë kur Bashkimi Evropian edhe më tej po merret me vetveten dhe problemet e brendshme. Investimet kineze janë bërë në portet e Greqisë, në termocentralet e Bosnje-Hercegovinës, në aeroportin e Shqipërisë, në Maqedoni. Ndërkohë që janë planifikuar edhe investime kapitale në Serbi, Hungari dhe vende të tjera, me të cilat ndërlidhen rrugët e mallrave kineze.

Këto investime kineze shihen në Bruksel me mosbesim. Komisioni Evropian ka nisur edhe një procedurë hetimore për planet kineze për ndërtimin e hekurudhave të shpejta në Hungari, ndërkohë që kinezët e vlerësojnë këtë si një win-win strategji… BE ka frikë se me këto investime do të shtohet influenca kineze në këto vende.

Investime të mëdha në Serbi

“Po rreziku ekziston”, thotë eksperti Jacopo Maria Pepe. Investimet kineze në krahasim me ato perëndimore janë ende të vogla. Por në plan afatgjatë Evropa është e sfiduar dhe duhet të vendosë rregull. Autoritetet serbe thonë se rruga e tyre çon drejt BE-së. Por asnjë vend tjetër në Ballkan nuk ka përfituar më shumë se Serbia nga paratë kineze. Dhe ai që do të mësojë më shumë për investimet kineze, duhet të vizitojë Serbinë. Megjithatë duket se pjesë e strategjisë është edhe heshtja, sepse shumë sipërmarrje në Serbi, që kanë pranuar investime kineze, heshtin, si në rastin e industrisë së çelikut në Smederevë. Kina ka financuar në Serbi gjatë vitit 2017 projekte në vlerë prej rreth 6 miliadë Dollarë, që është e barbartë me investimet evropiane në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Por ekziston një dallim: Serbia duhet t’i kthejë këto financime kineze.

Aleanca mes Kinës dhe Serbisë nuk është e re. Ajo e ka gjenezën që në kohën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Kina e shikonte asokohe Sebinë si bastionin e fundit të komunizmit në Evropë. Serbia sot nuk shikohet në Perëndim si bastion i komunizmit, por interesimi kinez për investime ka mbetur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me gjashtë ushqime që duhet ti shmangni nëse keni djegie dhe aciditet të lartë në stomak
Previous article Kërcimi në klub përfundon me thyerje kafkash/ Një person i vetëm godet shtatë të tjerë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT