• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INVESTIGIMI/ Rivali i Vladimir Putin u gjurmua nga “njësia vrasëse e politikanëve”
Home
Nderkombetare

INVESTIGIMI/ Rivali i Vladimir Putin u gjurmua nga “njësia vrasëse e politikanëve”

28 March, 2022 F.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Politikani rus i opozitës, Boris Nemtsov u gjurmua nga një agjent i lidhur me një ‘njësi vrasëse të politikanëve’. Sipas një investigimi të BBC, ai u gjurmua për thuajse një vit përpara se të vritej.

Nemtsov ishte një rival i fortë i presidentit Vladimir Putin. Vrasja e tij në vitin 2015 ishte vrasja politike e profilit më të lartë që kur Putin erdhi në pushtet. Autoritetet kanë mohuar çdo implikim.

Por investigimi zbulon se ai ndiqej nga pas në të paktën 13 udhëtimet e tij përpara se të ekzekutohej.

Nemtsov u bë i njohur në vitet ’90, fillimisht si zëvendëskryeministër nën presidentin Boris Yeltsin. Ai shihej gjerësisht si pasuesi i Yeltsn.

Por në vend të tij, në pushtet erdhi Putini dhe Nemtsov nisi një fushatë duke ekspozuar korrupsionin në Moskë dhe duke denoncuar sulmin rus mbi Ukrainën lindore në vitin 2014.

Më 27 shkurt 2015, ai u vra shumë afër Kremlinit dhe pak ditë përpara se të drejtonte një protestë kundër luftës.

Pesë persona nga Çeçenia u arrestuan me shpejtësi dhe u dënuan për vrasjen e tij. Por hetimi nuk zbardhi pyetjen kryesore: kush e urdhëroi vrasjen dhe pse?

Investigimi i BBC zbulon se Nemtsov përndiqej nga agjenti qeveritar, Valery Sukharev. Ai shërbente në atë kohë në agjencinë e shërbimit sekret, FSB, e cila njihet si pasuesja e KGB-së.

Emri i Sukharev lidhet me dy tentativa vrasje të dy politikanëve opozitarë. Në një rast, një politikan u helmua dhe për pak ndërroi jetë.

Rasti i dytë është ai i Alexei Navalny, që u helmua me Novichok në vitin 2020. Edhe Navalny për fat i mbijetoi këtij sulmi me helm.

Kremlini thotë se këto akuza të reja janë fabrikim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JU PËLQYEN? Yjet që u veshën nga stilistët shqiptarë në ceremoninë e Oscars (FOTO)
Previous article "UKRAINA NUK KA PATUR TRADITA"/ Analiza e BBC: Pse Putini do që Ukraina të shpallë neutralitetin

F.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT