• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INVESTIGIMI/ Revista amerikane reagon sërish: Ja FAKTET e pamohueshme për lidhjet e PD-së me Moskën
Home
Shqipëri

INVESTIGIMI/ Revista amerikane reagon sërish: Ja FAKTET e pamohueshme për lidhjet e PD-së me Moskën

9 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Që pas publikimit të investigimit nga “Mother Jones” ku faktohej lidha e drejtpërdrejtë e Lulzim Bashës me Rusinë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një sulm të hapur ndaj medias së njohur.

Lidhur me këtë, prestigjiozja amerikane ka reaguar sërish duke sjellë faktet që sipas saj janë të pa kontestueshme.

Revista e njohur, risjell sërish të gjithë dinamikën e ngjarjeve, ku pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme nga “selia blu” dhe mediat pranë saj, tregon faktet me të cilin mbështet dhe mbron raportin.

“Mother Jones” tregon se si Basha ra në kontakt me kompaninë ruse për të paguar lobistin Nick Muzin i cili do ta reklamonte në Uashington.

“Të martën, “Mother Jones” botoi njëinvestigim të gjatë për një firmë misterioze të lidhur me Rusinë, e cila punësoi një ish-ndihmës të fushatës së Donald Trump, i quajtur Nick Muzin. Ai ishte kontraktuar për të punuar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Historia u zhvendos në Biniatta Trade, një kompani që pagoi Muzin $ 150,000 dollarë dhe ndoshta më shumë, për të ndihmuar PD-në dhe kryetarin e saj Lulzim Basha. Sipas regjistrimeve të korporatave në Mbretërinë e Bashkuar, dy kompanitë që krijuan Biniatta Trade, ishin të lidhura me firma të tjera të kontrolluara nga shtetasit rusë,” shkruan në hyrje të artikullit revista e njohur.

Më tej “Mother Jones” tregon se si ra në gjurmët e skandalit dhe reagimin e ambasadës ruse në Tiranë.

“Ne u përpoqëm t’i gjurmonim këto kompani të lidhura me Rusinë dhe përfaqësuesit e tyre. Media jonë shqyrtoi të dhënat e korporatave ruse duke dërguar një gazetar në disa adresa në Moskë dhe duke dërguar kërkesa zyrtare përmes postës elektronike në Rusi, Ukrainë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë dy ditëve të fundit, disa media në Shqipëri ribotuan pjesë të historisë sonë, pasi politikanët shqiptarë dhe ambasada ruse në Tiranë denoncuan artikullin”, nënvizohet në artikull.

Ndërkohë, reagimin e PD-së e kundërshton me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane.

“Partia Demokratike e Shqipërisë lëshoi ​​një deklaratë duke pretenduar se Partia Socialiste në pushtet pagoi “Mother Jones”, të cilën e quajti “media të dorës së dytë”. Deklarata e PD-së mohoi lidhjet me kompanitë e lidhura me Rusinë. “Partia Demokratike nuk ka pasur dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me individë ose kompani ruse”, tha partia. Megjithatë, të dhënat e paraqitura në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, thonë se Biniatta Trade i ka paguar Muzin, një shumë të madhe parash që të bëjë punë në emër të PDSH-së,” thotë prestigjiozja amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bonucci shpërthen në lot për Astorin dhe braktis intervistën pas ndeshjes me Arsenalin
Previous article MOTI/ E premte, 9 mars: Sërish rrezik PËRMBYTJE! Por temperaturat do të na sjellin një ditë me... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT