• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INVESTIGIMI/ Muslimanët në Shqipëri, organizojnë kundërsulmin ndaj radikalëve!
Home
Sociale

INVESTIGIMI/ Muslimanët në Shqipëri, organizojnë kundërsulmin ndaj radikalëve!

7 November, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në vendet e Ballkanit, radikalizmi i të rinjve kë qenë edhe më problematik, siç është rasti i Shqipërisë, ku pothuajse 150 persona kanë udhëtuar drejt Lindjes së Mesme.

Në Shqipëri njerëzit janë shënjestruar nga imamë të vetëshpallur që predikojnë versione ekstreme të islamit duke promovuar dhunë kundër jo besimtarëve.

“Në rastin e Shqipërisë, imamët e vetëshpallur kanë pasur një rol shumë negativ në nxitjen e të rinjve drejt radikalizmit nëpërmjet ideologjisë së fortë të islamit ekstrem politik,” tha për BIRN Indrit Abdiaj, drejtoj i Forumit Intelektual Mysliman Shqiptar dhe themelues i Qendrës për Zhvillim Rinor dhe Përmirësim Profesional.

Abdiaj tha se ai beson se mënyra më e kirë për t’i mbajtur të rinjtë larg radikalizmit është duke u ofruar atyre interpretime jo të dhunshme të islamit dhe duke i mbajtur të përfshirë në shoqërinë myslimane.

“Duhet t’u japim atyre një tjetër narrativë dhe t’i bëjmë pjesë të komuniteteve tona,” tha ai.

Abdiaj kujtoi rastin e një 25-vjeçari nga Elbasani i cili me shumë pak përpjekje nga komuniteti, u largua nga idetë ekstremiste.

“Ne e identifikuam atë si një person që kishte respekt dhe admirim për ideologjinë e ISIS. Hapi i parë ishte organizimi i një takimi mes tij dhe imamit vendas, ndërkohë që e ftuam atë nëpër diskutime ku flitej për çështje në lidhje me islamin dhe paqen,” shpjegoi ai.

Sipas Abdiaj, i riu filloi gradualisht të ndryshonte besimet e tij ndërsa kuptonte se shumica dërrmuese e myslimanëve e refuzojnë ideologjinë ekstremiste.

“Ai tani është i angazhuar dhe bën një jetë të mirë, ndërkohë që s’ka më ide që kishte në të kaluarën,” tha ai.

Megjithatë, t’i bindësh njerëzit të heqin dorë nga ideologjia ekstremiste s’është gjithmonë aq e lehtë.

Abdiaj beson se mungesa e mundësive në jetë, si edhe izolimi gjeografik dhe personal, kanë ndihmuar në procesin e radikalizmit. Problemet familjare janë një tjetër faktor në nxitjen e njerëzve drejt ekstremizmit, shtoi ai.

“Këta të rinj të rritur shpesh vijnë nga familje me probleme sociale të shkaktuara nga emigrimi, divorcet dhe ngjarje traumatike,” tha ai.

Organet zyrtare islamike në Shqipëri kanë filluar gjithashtu të kërkojnë mënyra të ndryshme për të ndikuar pozitivisht te besimtarët, në veçanti të rinjtë.

Edhe pse ata tradicionalisht orientoheshin drejt komunikimit në xhami, shumë prej tyre tani janë në internet, duke u përpjekur të përzihen me myslimanë më të rinj që mund të jenë të prekshëm nga radikalizmi.

Ylli Gurra, një myfti në Tiranë dhe përfaqësues i Komunitetit zyrtar Mysliman Shqiptar, tha se imamët i kanë këshilluar ndjekësit e tyre – sidomos të rinjtë – të rrinë larg xhamive informale që nuk njihen nga Komuniteti Islamik dhe ku klerikët radikalë predikojnë interpretime ekstremiste të islamit.

Gurra dikur fliste vetëm ballë përballë me myslimanët, por ai tani flet në internet, sidomos me të rinjtë.

“Shumica e imamëve besojnë se predikimi dhe këshillimi nëpërmjet rrjeteve sociale nuk është i nevojshëm gjatë gjithë kohës. Unë personalisht i përdor më shumë për të dhënë një kundër-narrativë në raste që në internet predikohen forma jo korrekte të islamit,” tha ai për BIRN.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, 7 Nëntor 2017
Previous article Policia do nisi protestat/ Ja "parashikimi" i frikshëm i Berishës

Redaktor1

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT