• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INVESTIGIMI/ Ja si Berisha i vendosi emrin “Bashkim Gazidede” rrugës në Kamëz
Home
Politikë

INVESTIGIMI/ Ja si Berisha i vendosi emrin “Bashkim Gazidede” rrugës në Kamëz

20 June, 2020 F.autor Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka reaguar pas publikimit të investigimit një ditë më parë nga Shqiptarja.com, ku Sali Berisha, përmes disa ushtarëve politikë, i ka vendosur një rruge në Kamëz emrin e Bashkim Gazidedes, ish-kreu të SHIK-ut famëkeq 1992-1997. Duke u ndalur tek cilësimi ‘personalitet i shquar’ i Gazidedes nga Partia Demokratike, Braho rendit disa nga krimet që kanë shënjuar veprimtarinë e Bashkim Gazidedes në krye të SHIK-ut. Spartak Braho e sheh veprimtarinë e zezë të Gazidedes të njësuar me atë të Sali Berishës.

“Në cilën fushë është personalitet? Vetëm në fushën e “mbrojtjes” u tregua personalitet si i graduar gjeneral me dekret të posaçëm udhëhoqi me egërsi operacionin ndëshkues të ushtrisë dhe SHIK-ut kundër popullsisë në zonat e jugut, si në Vlorë, Sarandë, Përmet, Tepelenë etj. Masakroi jo vetëm liderët socialistë, gjakosi gazetarët dhe dogji zyrat e gazetës ‘Koha Jonë’, por edhe figura të PD, si Azem Hajdarin, Arben Imamin, Safet Zhulalin etj. Është personalitet se ndoqi e burgosi aktivistet ilegalë kosovarë që Adem Jashari, Remzi hoxha, Hashim Thaçi etj., se vendosi lidhje me drejtuesit e UDB-së jugosllave, me Arkanin? Se u largua si qen i zgjebosur dhe u zhduk në Azi për t’ju fshehur drejtësisë pas viteve ‘97?”, thekson Braho.

Deputeti Spartak Braho thekson se Berisha ka përdorur Xhelal Mziun, duke e cilësuar ‘gomarin e Bathores’ për të nderuar Gazideden. Braho thotë se populli i Kamzës mund t’ia heqë emrin rrugës. “Ai ishte krahu i djathtë i Sali Berishës së parë, i cili nuk e harroi dhe kur i erdhi vdekja e solli dhe një javë pas vdekjes urdhëroi një pushtetar gomar të Bathores si Xhelal Mziu t’i vendoste emrin në një rrugë. Për këtë akt ka dalë një vendim zyrtar. Me një vendim tjetër mund t’ja heqë emrin populli i Kamzës. Nëse e duan le ta mbajnë…”,

Bashkia e Kamzës drejtohet nga një përfaqësues sociale që nga mesi i vitit 2019, ndërsa Sali Berishën e rrëzuan shqiptarët me votë nga pushteti 7 vite më parë. Po a do ta rishikojë Bashkia e Kamzës dhe Këshilli Bashkiak i Kamzës vendimin e vitit 2008 për t’i vënë emrin  Bashkim Gazidedes një rruge në Kamëz? Për këtë çështje i kërkuam kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, të mbante një qëndrim, por nuk morëm asnjë përgjigje.

Ligji për vetëqeverisjen vendore, neni 54, parashikon që Këshilli Bashkiak është autoriteti që vendos emërimin e rrugëve dhe shesheve në juridiksionin e bashkisë. Ndërkaq, propozimi për emërimin e rrugëve bëhet nga administrata e bashkisë. Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak me propozim të administratës së bashkisë mund t’i heqë emrin një rruge.

Një tjetër formë për t’i hequr emrin një rruge është përmes procesit gjyqësor. Në janar të këtij viti, gjykata i hoqi emrin e ‘Mehmet Shehut’ një rruge në Ballsh. Gjykata u vu në lëvizje nga disa familjarë të ish-tregtarit në Tiranë, Jonuz Kaceli, i cili u pushkatua padrejtësisht pas luftës në 27 Shkurt të vitit 1951.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI I WASHINGTON/ Vuçiç merr Macron në telefon
Previous article ÇFARË NDODHI? 25-vjetori i Albës në Dhërmi, Albi Nako s’u pa askund në darkën ku ndodhej edhe e ëma

F.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT