• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INVESTIGIMI i “Mail on Sunday”: Si e “morën në qafë” rrjetet sociale bosin shqiptar të trafikut të emigrantëve
Home
Aktualitet
Kronikë

INVESTIGIMI i “Mail on Sunday”: Si e “morën në qafë” rrjetet sociale bosin shqiptar të trafikut të emigrantëve

2 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptari i është dashur të futet ilegalisht në Angli njësoj siç ai dhe grupi i tij kriminal në 2018, trafikuan nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe me kamionë qindra bashkëkombës.

“Bosi i dëbuar i një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore i cili vuajti gjysmën e dënimit është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ky është titulli i gazetës Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, kushtuar shqiptarit Alket Dauti i cili udhëhiqte një grup kriminal shqiptarë i përfshirë në trafikun e njerëzve mes tyre fëmijë nga Europa në Angli Emigrantët e trafikuar prej Alket Dautit paguanin 13,000 paund për një vend në pjesën e përparme të një kamioni dhe 8,000 paund për pjesën e pasme.

Ai u arrestua në apartamentin e tij në Penge, në juglindje të Londrës, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë një vit më pas  ku ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burg.

Mail on Sunday shkruan se pas mbarimit të burgut në Belgjikë Alket Dauti publikoi në Facebook, Instagram dhe TikTok foto e video ku ai dukej duke drejtuar makinën në rrugët e  Londrës.

Disa ditë më pas thuhet në artikull ai i fshiu këto foto dhe video të cilat e dekonspiruan futjen e tij ilegalisht në Angli, ku kishte bashkëshorten dhe fëmijët në të njëjtën adrës ku u arrestua në 2018.

Kur u pyet nga Mail on Sunday, se si arriti të kthehej, Dauti tha:

“Kam dokumente… Çfarë do të thotë që nuk kam të drejtë të kthehem? Nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.”

Kur iu tha se Home Office nuk ka asnjë të dhënë në sistemet e kalimit të kufirit  për kthimin e tij në Britani, ai  paralajmëroi gazetarët anglez të mos shkojmë më në shtëpinë e tij.

Alket Dauti u tha gazetarëve të Mail on Sunday,  se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar “ligjërisht” që nga qershori i vitit të kaluar.

Ai shtoi se ka fluturuar në Aeroportin e Lutonit drejtpërdrejt nga Shqipëria. Zyrtarët e Home Office i thanë Mail on Sunday -së se nuk kanë asnjë të dhënë për hyrjen e Dautit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo u ka shërbyer gazetarëve anglez të mbërrijnë në përfundim se ai është futur ilegalisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTELIGJENCA ARTIFICIALE PO NA BËN DEMBELË/ Ekspertët: Po na përmirëson jetën, por po na dëmton
Previous article RUSIA VLERËSON TRUMP/ Lavrov: BE po e shtyn Zelenskin drejt luftës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT