• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INVESTIGIMI i BBC/ Të bësh kumar me jetën, tmerri me shitjen e organeve
Home
Nderkombetare

INVESTIGIMI i BBC/ Të bësh kumar me jetën, tmerri me shitjen e organeve

15 September, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

BBC ka kryer një investigim të thellë të trafikut të organeve që ndodh në Egjipt duke sjellë në dritë raste të rënda. E tillë është edhe Hiba. Ajo ka treguar se kishte pranuar të shiste veshkën, pasi trafikuesit i kishin ofruar para për dasmën. Pas operacionit, Hiba u bë dëshmitare e një tmerri të vërtetë.

“E gjej veten në dhomë pas operacionit. Po bërtisja. Plaga ishte shumë e madhe. Nuk e dija se do ta kisha në kurriz. U frikësova aq shumë. Po bërtisja: Kjo është gabim, më mashtruat”, tregoi ajo.

Trafikuesit e kanë shumë të thjeshtë që t’i rekrutojnë viktimat e tyre në Egjipt. Kjo pasi atje ndodhen rreth 5 milionë emigrantë dhe refugjatë, të cilët nuk kanë të drejtë të punojnë.

Në fakt, shitja e organeve është ndaluar në Egjipt që prej vitit 2010, por kryhen operacione të fshehta pa pajisjet e nevojshme mjekësore. Një mjek ka treguar se ky biznes është shumë i vështirë dhe njësoj si të bësh kumar me jetën.

“Është biznes shumë i rrezikshëm dhe po bëni kumar me jetën tuaj. Mund të vdisni shpejt, ose në vitet e ardhshme”, tha doktori Adnan Sharif.

Ndër të tjera, BBC bisedoi me një ekspert, i cili arriti të vinte kontakt me përfaqësuesin e një prej bandave që operon në Egjipt. Ky i fundit tregoi se grupi kriminal organizon 20-30 transplante veshkash në javë.

“Janë të përfshira spitale publike dhe private”, tha ai, i cili shtoi se në 40% të rasteve viktimat nuk paguhen.

Kështu ndodhi edhe me Hiban. Ajo donte të shkonte në polici për të denoncuar, por në Egjipt shitja e organeve është e jashtëligjshme dhe mendonte se do të dënohej.

“Do të shkoja, por më thanë që nëse i denoncoj policia mund të më arrestojë edhe mua. Unë e bëra këtë gabim s’dua që ta bëjnë vajzat e tjera. Mos shisni organe për para”, tregoi ajo.

Egjipti i dënon me vdekje trafikuesit e organeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE KJO DUHEJ! Studimi: Ja pse nuk duhet të këndoni me zë të lartë gjatë PANDEMISË
Previous article NDRYSHIMET NË QEVERI/ Bushati: Askush nuk është i pazëvendësueshëm, Rama i cakton vetë ministrat

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT