• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INVESTIGIMI I BBC: Si rrjeti i lajmeve të rreme i financuar nga Rusia synon të dëmtojë zgjedhjet në Evropë
Home
Nderkombetare

INVESTIGIMI I BBC: Si rrjeti i lajmeve të rreme i financuar nga Rusia synon të dëmtojë zgjedhjet në Evropë

21 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një rrjet sekret i financuar nga Rusia po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve demokratike që pritet të mbahen në Moldavi, sipas një investigimi të kryer nga korporata britanike e transmetimit BBC. Duke infiltruar një gazetare të saj dhe 34 rekrutë, BBC zbuloi një rrjet që premtonte pagesa për persona që postonin në rrjetet sociale propagandë pro-ruse dhe lajme të rreme, me qëllim dobësimin e partisë pro-evropiane në pushtet, përpara zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit.

Personat e përfshirë në këtë skemë, të organizuar në emër të një organizate fiktive që në të vërtetë nuk ekziston, u paguan për të gjetur mbështetës të opozitës pro-ruse dhe për të kryer në mënyrë sekrete një të ashtuquajtur sondazh.

Sipas këtij sondazhi, Partia Veprim dhe Solidaritet (PAS) në pushtet, e themeluar nga presidentja Maia Sandu, do të humbte zgjedhjet, ndërkohë që sondazhet zyrtare tregojnë se kjo parti aktualisht kryeson përballë bllokut zgjedhor patriotik pro-rus.

Gazetarja e BBC-së dhe rekrutët ndoqën fillimisht disa seminare sekrete, pas të cilëve u kontaktuan nga koordinatorja e rrjetit.

Ajo i tha gazetares së BBC-së se do të paguhej rreth 125 paund në muaj për të publikuar postime në TikTok dhe Facebook, dhe se paratë do të dërgoheshin përmes një banke shtetërore ruse të sanksionuar, e cila është aksionere në një nga kompanitë e oligarkut moldav Ilan Shor.

Shor, i sanksionuar nga SHBA për veprime dashakeqe në favor të Kremlinit, u arratis nga Moldavia dhe tashmë jeton në Moskë. Ai është mbështetës i organizatës jofitimprurëse “Evrazia”, e cila është sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe pasi u akuzua për dhënien e ryshfeteve qytetarëve moldavë për të votuar kundër anëtarësimit në BE në referendumin e vitit të kaluar. Rezultati zyrtar i referendumit mbështeti anëtarësimin në BE, por me një diferencë të ngushtë.

Pas trajnimit për përdorimin e ChatGPT, gazetares iu kërkua të postonte pretendime të pabazuara, si për shembull se qeveria aktuale e Moldavisë po planifikonte të falsifikonte rezultatet e zgjedhjeve, se anëtarësimi i mundshëm i Moldavisë në BE do të detyronte qytetarët e saj të bëheshin pjesë e komunitetit LGBTQ, dhe se presidentja Sandu po ndërmjetësonte trafikimin e fëmijëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPET HAJDUTI I MAKINËS NË TIRANË/ Grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap
Previous article "PIKË UJI"/ New York Times rekomandon filmin mes 5 të tjerëve: Kinematografia shqiptare me sukses të madh ndërkombëtar

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT