• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
INTERVISTE/ NORA ISTREFI e kualitetit e jo e numrave
Home
Showbiz

INTERVISTE/ NORA ISTREFI e kualitetit e jo e numrave

1 February, 2018 Ina.Autor Lifestyle, Showbiz

Gjithnjë e më rrallë po paraqitet nëpër intervista, por mbetet gjithmonë më e kërkuara nga publiku. Bëhet fjalë për këngëtaren superseksi Nora Istrefi, e cila ka më shumë se 15 vite në skenë, duke lënë vulë me secilën këngë dhe numër që sjell. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, bukuroshja dhe këngëtarja e famshme kosovare ka treguar se përse nuk po është shumë e pranishme në media, pse nuk po sjell më shpesh këngë dhe si po ia del t’i menaxhojë mirë koncertet, duke e ditur që është një nënë dhe një grua shumë e kujdesshme. Ndër të tjera, Istrefi ka folur edhe për kunatën e saj, Tunën.

Jeni njëra ndër këngëtaret që keni mjaft vite në skenë. Një kohë e gjatë në showbizin shqiptar shpesh nënkupton që shumicën prej këngëtarëve i merr era pas disa hiteve. Por, kështu nuk mund të themi për ju. Si po ia dilni të qëndroni e dashur dhe shumë e dëgjuar për publikun tonë?

Jam e lumtur që ju dhe publiku me cilësoni si të tillë dhe më mbani gjallë dhe ndoshta kjo është arsyeja pikërisht pse mbijetoj në skenë, sepse muzikën nuk e kam hobi, është dashuri, pasion dhe profesion. Natyrisht, fshihen shumë gjëra, ndoshta qetësia ime, pozitiviteti, puna e palodhshme, një jetë pa skandale, palestër e përditshme, imazh i kuruar, njerëz të saktë afër vetës, e shumë gjëra të tjera.

 

Kohëve të fundit nuk është se po vini shpesh me projekte të reja muzikore. Cila është arsyeja për këtë?

Po vij aq shpesh sa po e shoh të arsyeshme ardhjen me muzike cilësore. Mendoj që s’kam qenë asnjëherë e numrave, por e kualitetit. Gjithmonë me parimin “pak dhe saktë”.

Si po ia dilni t’i menaxhoni mirë koncertet dhe në të njëjtën kohë të jeni një nënë dhe një bashkëshorte e mirë?

Bashkëshorte e mirë do isha subjektive, atë mund ta thotë vetëm Roberti. Të qenët nënë është bekim, nuk ka të bëjë me asgjë më të rëndësishme në jetë… ndërsa, siç e thashë më lart, koncertet janë profesioni im (nuk jam rastësisht në profesion) palestër, ushtrime, veshje të reja, ndjekje të trendëve etj.

Ndërkohë që kohëve të fundit ju kemi parë që nuk po jeni edhe shumë aktive nëpër intervista televizive. Cila është arsyeja për këtë?

Secili prej nesh tanimë posedon një media të tij. Sikur ne, personazhet publike, ashtu dhe ata të rëndomtë. Më duket super mjaftueshëm që ajo që dua ta shpreh depërton në masë të saktë te ndjekësit e mi. S’kam qenë adhuruese e fjalëve asnjëherë dhe s’është që i kam refuzuar, mirëpo thjesht po përdori mediat e mia sociale për t’i kontribuar punës time.

Po ashtu jeni njëra ndër këngëtaret që përfliteni shumë në media. Sa po ju pengon kjo gjë?

Unë në media. Hmmmmm, e thashë më lart, fatmirësisht ose fatkeqësisht, nuk jam interesante me skandale për media. Krejt qa përflitet është looku, kënga dhe trupi. Gjëra për të cilat punoj përfliten.

 

Mund të themi që ju jeni model i këngëtareve të reja. Sipas jush, ato a po i kushtojnë rëndësi më shumë dukjes apo zërit ?

Muzika bën pjese në showbiz. Mendoj qe jo tek ne por gjithkund në botë këto shkojnë paralel sepse ne jemi trendseters te çdo tendence në treg andaj nuk mund të them që mjafton një zë i mire, një sy i bukur ose flokë të gjata. Të gjitha ngapak për të qenë komplet.

 

Po Renne, kur do të bëhet me ndonjë motër apo vëlla?

Kur t’i vjen koha.

 

Në media ju jeni përfolur për marrëdhëniet tuaja me Tunën. Cila është e vërteta e kësaj? Ose, më konkretisht, si i keni marrëdhëniet?

Tuna është shumë e mirë, një këngëtare me shumë vlera. Dhe gruaja e Patrisit, vëllait të Robertit.

Por me Robertin a do t’ju shohim më me ndonjë bashkëpunim?

Me Robertin më parë e kishim një bashkëpunim shumë të lezetshëm verës.

 

Kur do të vini me ndonjë projekt të ri muzikor?

Në mesin e shumë këngëve (demove), ofertave të ndryshme për bashkëpunim, ende duke menduar se si ndihem dhe për çka jam. Asgjë konkrete. /S.H/GazetaExpress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Shikoni fytyrën e Bashës kur pa Ramën që e filmonte me celular
Previous article Tifozja e Juventusit provokon keq, publikon FOTO nudo nga shtrati

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT