• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTË NGA BURGU/ Meta: Analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas të PL! Ja pse kërkova…
Home
Aktualitet
Kronikë

INTERVISTË NGA BURGU/ Meta: Analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas të PL! Ja pse kërkova…

11 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me të ardhmen e partisë që drejton. Meta thekson se të ardhmen e PL-së e shek të shkëlqyer pasi sipas tij kjo parti garanton kauza madhore.

Ai theksoi se arrestimi i tij të cilin e cilëson rrëmbim kriminal kishte si qëllim edhe rrëmbimin e PL-së dhe vulës së saj. Sa i përket rinumërimit të votave në Kavajë, Meta u shpreh se ka qenë kërkesë e tij sepse do të kuptojë se çfarë ka ndodhur në këtë bashki. Kreu i PL theksoi se analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas të PL-së.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Si e shihni të ardhmen e Partisë së Lirisë në këto kushte?

Meta: Të ardhmen e Partisë së Lirisë e shoh të shkëlqyer, sepse këtë e garantojnë kauzat e saj madhore. Rrëmbimi im kriminal synonte edhe rrëmbimin e PL-së dhe vulës të saj përmes shkarkimit të Tedi Blushit si përfaqësuesi më kurajoz i PL në betejat e saj kundër Narkoregjimit.

Pyetje: Ndërkohë ju keni kërkuar rinumërim në Kavajë. Përse kjo?

Meta: Ka qenë një kërkesë e imja vetëm për një arsye, për të kuptuar se çka ndodhur në një bashki ku kam dërguar më shumë letra se sa kam dalë me vota. Por edhe për të ditur se ku i kam marrë, pra në cilat qendra votimi.

Analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas (e jo fiktiv) të PL- së kudo. Sepse zgjedhjet vendore po afrojnë dhe ato janë shumë të rëndësishme për ne pasi na rezultuan shumë këshilltarë fiktivë, që nuk e ushtruan mandatin me përkushtim dhe përgjegjësi.
Në përfaqësim nuk është e rëndësishme vetëm sasia, por sidomos cilësia, se ajo bën diferencën dhe të fuqizon në të ardhmen.

Ndaj Edi Rama ka tmerr edhe nga një gjykatëse e vetme dinjitoze në Gjykatën Kushtetuese e kërkon ta heqi dhunshëm me çdo kusht. Ndaj Erion Veliaj inskenoi atentatin fizik kundër Tedi Blushit në Këshillin Bashkiak me shërbëtorët e tij. Sepse cilësia shumë shpejt të shndërron në shumicë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ U denoncua i zhdukur, gjendet i pajetë buzë Shkumbinit 6-vjeçari
Previous article DETAJET E PARA/ Merr flakë në ecje kamionçina në aksin Fier-Lushnjë

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT