• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Vasilika Hysi: Hetimi i politikanëve, PS jo vettingut të PD: Kemi SPAK dhe BKH
Home
Intervista

INTERVISTA/ Vasilika Hysi: Hetimi i politikanëve, PS jo vettingut të PD: Kemi SPAK dhe BKH

10 September, 2018 F.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Ndryshe nga kryeministri Rama, i cili u tregua i gatshëm për t’u ulur në tryezë me kryeopozitarin Basha për vettingun në politikë, deputetja e PS-së shprehet se amendimi kushtetues është i panevojshëm pasi kemi BKH dhe SPAK. Deputetja e mazhorancës i bëri thirrje opozitës që të mos bojkotojë jetën parlamentare por të japë kontributin e saj për të zgjidhur ngërçin në të cilin është futur sistemi i drejtësisë.

Propozimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për ndryshime në Kushtetutë për të bërë vettingun në politikë, për Partinë Socialiste është një amendim absurd.

Ndryshe nga kryeministri Rama që u tregua i hapur për t’u ulur në tryezë me kreun e opozitës për ta diskutuar, deputetja e mazhorancës Vasilika Hysi shprehet se nuk ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë, pasi Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u garantojnë plotësisht pastrimin e politikanëve.

Vasilika Hysi: Ndryshimin në Kushtetutë për vettingun e politikanëve, të atyre që janë në politikë dhe që kanë qenë, e kemi miratuar që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016. Bëhet fjalë për Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme.

Por pavarësisht kësaj, Hysi tha që kjo nismë e opozitës do të shqyrtohet sipas të gjitha procedurave parlamentare, pavarësisht se është një amendim që shumica pritet ta rrëzojë.

Vasilika Hysi: Kush do ta pastrojë klasën politike? Vetë politikanët do ta pastrojnë politikën? Në bazë të procedurën parlamentare ne jemi të obliguar të kemi detyrimin për ta marrë, për ta shqyrtuar. Por ky problem në mendimin tim, në arsyetimin tim është i zgjidhur në Kushtetutë.

Deputetja i bëri thirrje opozitës që nësë vertët është e shqetësuar për pastrimin e figurave të politikës, të vijë në punimet e Komisionit dhe Parlamentit që të votojë ligjet e drejtësisë për të bërë të mundur edhe zhbllokimin e ngërçit në të cilin është futur sistemi i drejtësisë.

Vasilika Hysi: Meqenëse zotit Basha i djeg shumë për pastërtinë e politikanëve, për lidhjet me botën e krimit, atëherë le të ulet dhe të shikojmë sesi ne mazhorancë dhe opozitë të luftojmë së bashku për të nxitur këtë proces që të fillojë sa më shpejt.

Kreu i PD-së Basha ka deklaruar se propozimi  i cili parashikon ndërprerje të mandatit të politikanëve dhe ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik për të gjithë ata individë që rezultojunë me të shkuar problematike, nuk ka nevojë për diskutim, por për votën pro të mazhorancës.

PD nuk ka hezituar që ta depozitojë në Kuvend nismën për ndryshime në Kushtetutë për vettingun në politikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA ZHGËNJEU/ Këngëtarja e njohur shqiptare "i habit" të gjithë me deklaratën e saj: Ndihem GREKE (FOTO)
Previous article LIGA E KOMBEVE/ Nuk mundi të luaj, Grezda: Më kanë kërkuar të tregoj formacionin

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT