• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Rritet numri i turistëve të huaj në vend, Klosi: Shumë pranë objektivit për 10 milionë turistë
Home
Intervista

INTERVISTA/ Rritet numri i turistëve të huaj në vend, Klosi: Shumë pranë objektivit për 10 milionë turistë

1 August, 2019 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Për fluksin në rritje të vizitorëve të huaj në vend dhe politikat në mbështetje të turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, foli në një intervistë për ERTV, nga Laguna e Kunë Vainit në Lezhë, një lagunë me histori të vjetër, që sot është një nga pikat më të frekuentuara turistike.

Ministri Klosi deklaroi se në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, ka mbi 13 përqind më shumë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Muaji Qershor, sipas tij, ka pasur një rritje me 22 % përqind më shumë se një vit më parë.

Ministri i Turizmit shtoi se vetëm në 21 ditët e para të Korrikut ka 18 përqind më shumë vizitorë të huaj se sa Korriku i vitit të kaluar. Në të njejtën kohë, njoftoi Ministri, janë shtuar edhe strukturat e njësive akomoduese.

“Ajo që është më impresionuese eshtë shtimi me shpejtësi i kapaciteteve akomoduese. Plot 228 operatorë të rinj funksionojnë si hotele që mund të jenë edhe guest house, por ama janë me nipte, në zyra tatimesh. Ky është një hov i ri që kanë marrë investimet në turizëm që na rrit neve përgjegjësinë, se si të kemi më shumë klientë. Vetëm në Berat janë shtuar 4 ose 5 hotele me mbi 100 dhoma që duan furnizim”, tha Klosi.

“Në vitin 2019 pritet që të arrihet shifra e 6.8 vizitorëve të huaj në Shqipëri, që krahasuar me një vit më parë është 15 %. Në vendin tonë, në vitin 2018 hynë rreth 6 milionë turistë të huaj, një rritje e konsiderueshme që do të thotë më shumë ekonomi, entuziasëm në sektor, por po ashtu, shumë më tepër përgjegjësi sepse po arrijmë drejt objektivit 10 milionë, sfidë krejtësisht e mundshme”, shtoi Ministri i Turizmit.

Lidhur me hapësirat publike në plazhe, Klosi tha se “Task Forca e ngritur nga qeveria shqiptare ka punuar për lirimin e hapësirave publike dhe sot kemi një mënyrë të re menaxhimit të hapësirës publike në plazhe”.

Paralelisht, lehtësitë fiskale të qeverisë për investimet në hoteleri, sipas Ministrit të Turizmit kanë zgjuar tregun elitar të turizmit në Shqipëri, pasi sot janë 8 hotele me 5 yje në fazën përfundmtare të menaxhimit përfundimtar dhe marka të njohura si Hayatt, Mariott, Hilton, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPIKET RREGULLI I RI/ Kartoni i kuq do të jetë...
Previous article VRASJA NË DURRËS/ Si u shkrumbua mjeti, çfarë u gjet brenda (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT