• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Rrëfimi i fundit i Shyqyri Çokut: Si u masakrua deputeti shqiptar në shpellë
Home
Intervista

INTERVISTA/ Rrëfimi i fundit i Shyqyri Çokut: Si u masakrua deputeti shqiptar në shpellë

30 August, 2018 g.autor Dossier, Intervista

Nga Dritan Xhemalaj, TemA

Shyqëri Çoku, ish-hetues i njohur i Dëgës së Brendëshme të Shkodrës që është ndarë sot nga jeta në moshën 90 vjeçare, intervistën e fundit e ka dhënë afro një vit më parë, (tetor 2017) për gazetarin, Iv Kaloçi, intervistë e cila është bërë në kuadrin e dokumentarit “Shpella e lirisë”, kushtuar kolonel Haxhi Hajdar Manit, ish-deputet i Kuvendit Popullor që u arratis në marsin e vitit 1963 dhe pas disa ditë kërkimesh nga forcat ushtarake dhe policore, u asgjesua me artileri në një shpellë ku ishte fshehur në malin e Rrjollit, zona e Malësisë së Madhe.

Dokumentari në fjalë i realizuar nga gazetarët e njohur Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, në kuadrine ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën”, bashkëpunim i prezencës së Zyrës së OSBE-së në Tiranë e kryesuar nga znj. Claudia Ëollmer me Radio-Televizionin Publik Shqiptar, (nën kujdesin direkt të drejtorit të përgjithshëm, z. Thoma Gëllçi), është trasmetuar në datën 8 janar 2017. Intervistën me Shyqëri Çokun për ish-shokun e tij të Luftës, Haxhi Hajdarin, e cila faktikisht ka qenë intervista e parë dhe e fundit e tija për një televizion, po e publikojmë të plotë ashtu siç është trasmetuar në dokumentarin e sipërcituar.

Zoti Shyqëri, kur jeni njohur për herë të parë me Haxhi Hajdarin dhe në ç’rrethana?

Me Haxhi Hajdarin jam njoft ne muajin maj 1944. Njohja me të është si rezultat i qenies si unë dhe ai partizan në Batalionin “Perlat Rexhepi”. Mosha ime me të atij ka dispropocion. Unë isha 15 vjeç, ndërsa ai ishte tek 40-at, por shokët e tij që rrinte me ta, ishin Sitki Bushati dhe Xhevdet Dauti.

A kujton ndonjë bisedë me të në atë kohë?

E kujtoj shumë mirë, se nga bisedat që bëheshin në mes të shokëve partizan, e tregonin se ishte guximtar, por edhe njeri i dashur dhe shume dashamires me shokët, kështu që në ktë drejtim, kjo ishte rruga e atij. Nje burrë i sjellshëm edhe ajo që thashë ishte guximtar. ishte hap në qytet se Haxhia është burrë trim.

Po pas mbarimit të Luftës, çfarë detyrash ka mbajtur Haxhiu?

Pas lufte ka qenë komandant i forcave të armatosura, kryesisht ne zonën kufitare, duke marrë Koplikun e deri në kufi me Jugosllavine. Edhe deputet ka qene….

Kush kanë qenë disa nga shokët e Haxhiut në atë kohë?

Ka pas shoqni me komandantin e zonës së Shkodrës, Sadik Bekteshin me Sitki Bushatin, Xhevdet Gavoçin me Qazim Kapisyzin, ishin si pune shtabi.

Si e kujton momentin kur mësuat se Haxhi Hajdari ishte arratisur?

Kujtimi i parë i ngjarjes, ishte se atë ditë, më duket se ishte festë dhe kjo festë bëhej ne Reç. Atje në Reç unë nuk e pashë, se unë shkova me shokë të tjerë, kisha disa moshatarë edhe të mitë që i kishin marrë prindërit, për të mos me i vra reaksioni i kohës. Lajmi u mor për çudi, si është e mundur që Haxhi Hajdari të arratiset, sepe gjatë Luftës, ështe tregu shumë guximtar, në territorin e Shkodrës edhe çartiste. Kjo ishte çudia e madhe. Ishte njeri pa shumë shkollë. As futeshe në biseda politike me njeri dhe unë çuditem dhe sot qe flasim bashkë…., si eshtë e mundur ….?!

Si komentohej tek ju dhe shokët e kolegët tuaj arratisja e Haxhiut?

Nuk mundeshim me i dhanë perkufizim kësaj që të pranojmë që është arratis, se ça e ka shty atë …?! Nuk mund ta përkufizojshim, se ai kishte qenë dhe detyrën kryesore e kishte në zonën kufitare nëpër malsina…, se jetën pothuaj atje e bënte. Kur vinë ne Shkodër, patjetër detyra ishte me i raportu Kryetarit të Degës. Kryetar Dege ishte Feçor Shehu.

A u bë ndonjë mbledhje në Degë të Brendshme ku punonit dhe ju lidhur me atë ngjarje që kishte ndodhur?

Po, mbaj mënd që u bë një mbledheje sallet, në sallë të Degës. Kena një ngjarje, po ça është kjo ngjarje, do ta merrni vesh më vonë…. dhe organizoi ata e forca të tjera. Nënpunësit si nenpunsa ne, nuk na luajti….

Po çfarë thuhej për Haxhiun për ato ditë që ai ishte në arrati?

Flitesh masanejna se mir 2-3 ditë shkoi, ku ka kalu, ku u ushqye atëhere në fshat, aty afër fshatit ka ble ushqime dhe i ka marrë me vedi dhe….

Po vrasjen e tij si e kujton?

Vrasja…më duket e kanë gjujt me top, e kane gjujt me top se ishte në shpellë, shpella në thellësi s’kishte kush me hy ,…s’mundte kërkush me hy dhe e kanë gjujt me top…?!

Kush e dha urdhërin për goditjen dhe asgjesimin e tij me artileri dhe kush e drejtoi operacionin?

Kanë ardh nga Tirana, urdhni erdhi nga Tirana. U bë zhurmë…, gjullurdi nëpër oborr n’Dëgë dhe nëpër…..se kush e ka drejtu operacionin.…se di, se kujtoj…?!

Po më pas si u komentua arsyeja e vërtetë që e kishte detyruar Kolonel Haxhi hajdarin të arratisej, pasi ai ishte dhe deputet i Kuvendit Popullor nga mbarimi i Luftës?

Muhabete kote pa kuptim…., se si është e mundur që Haxhija, nji njeri që ka luftu fashizmin dhe nazizmin, të shkojë në ktë gjendje…. Çudi, por më shumë ishte heshtja, mbizotnote heshtja, mos me i marrë nëpër gojë…

Ju shokët e afërt të tij si e komentonit, a bisedonit me njëri tjetrin …?

Gjithmonë habia është, gjithmonë habia….. Prapë me ndonjë që mund ta kenë njoft në atë kohë, habiten që ça e shtyni, se ka qenë vet i dytë. Ai vet i dyti, ishte si rezultat, se e kishte si punë roje. Roja e tij, unë nuk e kam njoft dhe nuk ka ardh në Degën Brendshme ndonjëherë.

Po me familjen e tij, ç’ndodhi?

E kanë internu, e kanë internu…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOSI E DHUNA NË GJERMANI/ “Hitleri” në protestat kundër emigrantëve. Policia nis hetimet
Previous article NË ARREST SHTËPIE POR PËRGATISTE HASHASH/ 21 vjeçari SHQIPTAR sërish në Polici. Në shtëpi iu gjendën...

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT