• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Reeker: Serbia dhe Kosova të kthehen në tryezën e bisedimeve
Home
Intervista

INTERVISTA/ Reeker: Serbia dhe Kosova të kthehen në tryezën e bisedimeve

18 July, 2019 F.autor Intervista, Rajon

Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, tha se vazhdimi i dialogut është rruga e vetme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një zgjidhje përfundimtare, ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë, ai theksoi se palët nuk duhet të presin nga të tjerët që të vendosin për ta.

I pyetur nga Zëri i Amerikës mbi zhvillimet në Shqipëri, ambasadori Reeker tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë krenare me zhvillimet e fundit atje. Diplomati i lartë amerikan i bëri komentet dje në një forum të organizuar nga Këshilli i Atlantikut. Njofton korrespondeti i Zërit të Amerikës Burim Goxhuli.

Zoti Reeker, tha se vazhdimi i bisedimeve është rruga e vetme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve:

“Serbia dhe Kosova duhet të kthehen në tryezën e negociatave. Kam kaluar shumë kohë në atë tryezë me ta. Mendoj se vullneti i mirë egziston tek të dyja palët, për të ardhur deri tek zgjidhja dhe të arrihet më shumë qëndrueshmëri dhe ardhmëri për tërë Ballkanin Perëndimor”.

Duke folur për mundësinë e angazhimit më të madh të Shteteve të Bashkuara, Ambasadori Reeker tha se Prishtina dhe Beogradi nuk duhet të presin që të tjerët të kryejnë detyrat në emër të tyre:

“Shtetet e Bashkuar janë të gatshme të angazhohen. Në fakt unë po bisedoja me sekretarin Pompeo rreth kësaj, në mëngjes. Dëshirojmë të shohim lëvizje atje, por puna është se ne nuk mund ta bëjmë atë për ju. Kosova dhe Serbia duhet të vendosin së bashku të kthehen në tryezën e dialogut”, shtoi ai.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të marrim mësim nga marrëveshja e arritur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia:

“Ishim dëshmitarë të asaj që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, me udhëheqës të guximshëm që punuan me udhëheqës të guximshëm në Greqi për arritjen e marrëveshjes së Prespës. Kjo duhet të jetë shembull se si çështje të vështira, që e kanë shqetësuar rajonin për shekuj të tërë mund të zgjidhen duke u ulur së bashku, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe miqve e aleatëve.”

Veç Kosovës, Ambasadori Reeker komentoi edhe zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe tha se rruga institucionale është mënyra e vetme e tejkalimit të krizës politike në Shqipëri:

“Nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh parlamentin ose të dorëzosh mandatet. Ato institucione duhen përdorur, duhen përdorur gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e gjykatës kushtetuese, që përmes Kushtetutës dhe përdorimit të këtyre mjeteve të tejkalohen kohët e vështira politike. Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara. Dhe nëse institucionet nuk bëjnë punë, atëherë puno që t’i ndryshosh ato, nëpërmjet mjeteve kushtetutese që keni”.

Ambasadori Reeker, zyrtar me përvojë në çështjet e Ballkanit, i bëri komentet të mërkurën në një forum të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THEMBRA E AKILIT"/ Këto janë pikat e dobëta të shenjave të horoskopit
Previous article SHBA/ Rezolutë për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

F.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT