Per kryeministrin Edi Rama, shqetesuese protesta e thirrur nga opozita eshte lidhur me cfare mesazhi i con BE ne keto muaj te rendesishem per hapjen e negociatave.
A rrezikon të dalë vendi jashte normalitetit si nje vit me pare?
Protestat janë sa normale për një opozitë, aq edhe problematike kur kthehen në qëllim në vetvete dhe jo instrument opozitar për të cuar përpara një axhendë sensibilizimi.
Nga këndvështrimi im, problemi s’janë protestat por qasja e kësaj opozite e kësaj tufe pa kokë, pa drejtim pa strategji, përvec një dëshpërimi të shprehur në formën e një mllefi ekstrem në raport me objektivin historik të hapjes së negociatave dhe reformën në drejtësi. Ca mesazhi con kjo opozitë ne BE duke proptestuar për zgjedhjen e prokurores së përgjithshme që është bërë me opinionin profesional të misionit të drejtësisë së BE , pra në Bruksel mendojnë se është bërë zgjedhja e duhur, po kjo opozitë që del ca bën akuzon Brukselin?. U thotë që jeni të korruptuar apo viktimë e të korruptuarve? Në këtë sens rrezikon të krijojë shqetësim dhe të cojë sms që këtu kemi të bëjmë me një kopësht kalamajsh dhe s’kemi një shtet që është gati të ulet në tavolinë.
A do kthehet e dhunshme protesta?
Keto nuk jane pyetje per mua.


