• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Rama për mediat fqinje: “Ne ndjehemi shumë italian dhe ju kopjojmë”
Home
Politikë

INTERVISTA/ Rama për mediat fqinje: “Ne ndjehemi shumë italian dhe ju kopjojmë”

7 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane “Oggi” ku flet për Shqipërinë e zhvillimet e fundit dhe situatën e krijuar në vend.

Gazetarja italiane Maria Giuseppina Buonanno, ka intervistuar kryeministrin Rama në zyrën e  tij në Tiranë.

Gazetarja: Si do të zgjidhet kriza politike në vend?

“Të shohim “, thotë Rama e për gazetaren italiane, kryeministri shqiptar ka vështrimin e dikujt që është i mbushur me mendime por që i shikon nga njëmijë dritare.

“Nga shkurti i kaluar, shkruan revista italiane, PD e cila është parti e qëndrës së djathë ka organizuar protesta në rrugë kundër Ramës duke kërkuar dorëheqjen e tij për korrupsion, si dhe zgjedhje të reja politike.

Tashmë shumë presin zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që e djathta i ka bojkotuar.

Por ata i mbajnë shpresat tek turizmi.”

“Në 2013 turistët në Shqipëri ishin 2,3 milionë, në 2018 ishin 6 milonë e ne synojmë të arrijmë  në 10 milionë gjatë 5 viteve ,thotë kryeministri Rama, duke shtuar se dhe pse Shqpërisë i mungon Leonardo e Ghioto , ka shumë histori e kulturë për t’u zbuluar e rrëfyer.”

“Shqipëria, shkruan media italiane, ka më pak se 3 milionë banorë por ka parqe arkeologjike si Apollonia e Butrinti.

Në Shqipëri ekzistojnë gjurmë urbanistike të arkitekturës italiane lindur nga aleanca e Shqipërisë me Italinë fashiste, ekzistojnë

bunkerë që dëshmojnë sundimin e vendit nga regjimi komunist, disa thonë se janë rreth 175 mijë e disa të tjerë mbi  700 mijë.

Shqipëria ka detin e brigjet e frekuentuar shumë nga turistët kosovarë, polakë e italianë.

Vetëm në vitin e shkuar Shqipërinë e kanë vizituar rreth 436 mijë itlalianë e mbi 60 % në krahasim me vitet e fundit.

Ndërsa në 2018 numri i turistëve u rrit me 15.8% më shum në krahaisim me 2017″.

Gazetarja: Shqipëria ku mungojnë rrjetet hekurudhore e auostradat, po ndjek një rrugë zhvilimi bazuar tek turizmi.

Rama: Shqipëria, i ngjan Italisë së viteve ’60. Ejani, thotë ai, vizitoni Shqipërinë e do të gjeni gjyshërit tuaj, ashtu sic ata dikur shihmi  me shpresë të ardhmen.

E ndoshta dhe për të parë se sa të aftë jemi dhe ne për të shkatërruar peisazhin, ashtu si dhe ju dikur”, shton me një ironi të hidhur kreu i qeverisë shqiptare.

E si për të justifikuar se disa gabime janë të pashmangshme, nënvizon revista italiane Oggi, kryeminsitri shqiptar shton se “në një proces modernizimi jo gjithçka funksionon gjithmonë si duhet”.“Turizmi sjell punë, njohuri e hapje ndaj botës, e ne kemi shumë për të mësuar e për të kopjuar nga Italia. Ne ndjehemi italianë.”Në Shqipëri ka rreth 20 mijë italianë sipërmarrës e studentë, shton Rama, ndërsa gazetarja italiane korigjon duke informuar se sipas regjistrit të Ministrisë së jashtme italiane në Shqipëri jetojnë vetëm 2500 italianë.”

Për media italiane kryeminstri shqiptar kujton se në Shqipëri ekziston taksa e shseshtë vetëm 15% ashtu si në Itali ka propozuar dhe Salvini, prandaj është një vend i hapur për investitorët e huaj.

“Shqipëria , nënvizon Rama  ka ëndërr Europën. Për ne, thotë ai, është i vetmi vend paqe,  e ne jemi në zemër të saj pa qënë pjesë. “

Për Kryeministrin shqitpar Europa duhet të ndryshoj e të refomohet por nuk duhet braktisur. Lindja e BE ishte një projekt futurist, tha ai.

“Në Shqipëri, thotë Edi Rama. të gjithë flasin italisht e kanë mësuar nga televizioni përgjatë viteve të komunizmit ku u vranë 7 mijë persona, u internuan mbi 40 mijë, ku u shkatërruan 2500 kisha e xhamia.

Pas rënies së këtij regjimi nisi eksodi i madh i shqiptarëve dhe drejt Italisë e ku sot jetojnë 500 mijë shqiptarë.”

Në mbyllje të intervistës së tij kryeministri shqiptar thekson “Shpesh flitet për Shqipërinë si vendi ku mbretëron krimi i organizuar.

Por ky është një vizion që ka prekur e prek dhe Italinë. E atëherë ne jemi të dytët, vijmë menjëherë pas jush.”

“E thotë si batutë, komenton gazetarja italiane, e të gjithë qeshin dhe italianët e pranishëm.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIPER, VAJ, ÇAJ DHE MAJDANOZ/ AKU bllokon 5.6 ton produkte në Kapshticë dhe i kthen sërish në Turqi
Previous article ARDIT GJEBREA FESTON DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni sa vjeç mbush moderatori

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT